Politika 2 March 2026, 20:28 Nga VNA

Deputetja Manjola Luku ngre alarmin për një sulm të mundshëm iranian në Shqipëri: “Çfarë masash ka marrë qeveria?”

Ndaje në Whatsapp
Deputetja Manjola Luku ngre alarmin për një sulm të mundshëm

Në seancën e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike, Manjola Luku, ngriti alarmin për një rrezik të mundshëm ndaj Shqipërisë, duke pyetur publikisht qeverinë se çfarë masash sigurie janë marrë përballë një kërcënimi të mundshëm nga Irani.

Gjatë fjalës së saj, Luku iu referua një artikulli të publikuar nga portali azerbajxhanas Caliber.az, i cili raportonte se Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) mund të marrë në konsideratë një sulm ndaj kampit Ashraf-3 në Manzë, ku ndodhet selia e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK).

Deputetja kërkoi transparencë nga Kryeministri Edi Rama dhe institucionet e sigurisë, duke pyetur nëse ka informacion zyrtar mbi një kërcënim të tillë dhe nëse janë marrë masa konkrete për mbrojtjen e territorit dhe qytetarëve.

Deri në momentin e raportimit, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga qeveria shqiptare lidhur me pretendimet e publikuara nga media azerbajxhanase.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme