Bota 28 February 2026, 12:37 Nga VNA

Shpërthime regjistrohen edhe në Doha, Katari kundërpërgjigjet me ‘Patriotin’ e SHBA-ve

Ndaje në Whatsapp

Shpërthime regjistrohen edhe në Doha, Katari

Shpërthime dhe sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar ehde në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ministria e mbrojtjes e Katarit tha se kishte “luftuar me sukses një numër sulmesh që synonin territorin e vendit”, sipas mediave shtetërore.

Një zyrtar i Katarit i tha agjencisë së lajmeve AFP se një bateri Patriot e prodhuar në SHBA kishte kapur një raketë iraniane. Katari pret Bazën Ajrore Al Udeid, objektin më të madh ushtarak amerikan në rajon.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit (SNSC) në reagimin e tij premoi një “përgjigje shkatërruese” pas sulmeve ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke vënë në dukje se sulmet ndodhën “përsëri gjatë negociatave” me Uashingtonin.

SNSC tha se forcat e armatosura të Iranit kishin filluar tashmë masat hakmarrëse dhe u zotuan të “mbajnë vazhdimisht të informuar njerëzit e dashur”. Ai paralajmëroi se operacionet nga SHBA-të dhe Izraeli mund të vazhdojnë në Teheran dhe qytete të tjera, duke i nxitur qytetarët, “ndërsa ruajnë qetësinë”, të udhëtojnë në zona më të sigurta ku është e mundur për të shmangur rrezikun.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme