Bota 1 March 2026, 10:53 Nga VNA

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto bllokohet në Dubai, shërbimet sekrete nuk ishin në dijeni të udhëtimit

Ndaje në Whatsapp
Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto bllokohet në Dubai,

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbetur i bllokuar në Dubai pas mbylljes së hapësirës ajrore në rajon, në kulmin e përshkallëzimit ushtarak mes SHBA-Izraelit dhe Iranit.

Sipas mediave italiane, Crosetto ishte nisur të premten nga Roma me një fluturim civil drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për arsye personale, me synimin për t’u kthyer të dielën. Por përshkallëzimi i papritur i konfliktit dhe mbyllja e hapësirës ajrore në Iran, Irak dhe Izrael çoi në anulimin e dhjetëra fluturimeve, përfshirë edhe ato nga dhe drejt Dubait.

Mungesa e tij në Romë, në një moment kur po zhvilloheshin takime dhe kontakte institucionale mbi krizën, ka shkaktuar habi në qarqet qeveritare. Raportohet se edhe në nivel të lartë në Palazzo Chigi ka pasur surprizë për mungesën e ministrit në një nga mbledhjet.

Sipas informacioneve, shërbimi sekret italian për jashtë, AISE, nuk ishte në dijeni të udhëtimit të ministrit në Emirate – një element që ka shtuar polemikat, sidomos në një kontekst ku prej ditësh qarkullonin raporte inteligjence për rrezikun e një sulmi në zonën e Gjirit.

Çështja është kthyer shpejt në debat politik. Lëvizja 5 Yjet ka folur për “margjinalizim ndërkombëtar” të Italisë, ndërsa përfaqësues të partisë në pushtet Fratelli d’Italia i kanë quajtur akuzat spekulime politike.

Ndërkohë, autoritetet italiane po punojnë për kthimin e Crosettos në Itali. Sipas burimeve qeveritare, ai do të rikthehet me të njëjtat procedura si qytetarët e tjerë italianë të mbetur të bllokuar në Dubai.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme