Bota 28 February 2026, 19:06 Nga VNA

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur nga bastisjet në Iran

Ndaje në Whatsapp
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur nga

Sulmet ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit në Iran kanë lënë 201 të vdekur dhe 747 të plagosur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe.

Ndërkohë, sipas Iranit, deri më tani janë deklaruar 85 persona të vdekur në Shkollën Fillore të Vajzave Minab.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dënoi atë që e quajti një “sulm frikacak”, duke shtuar se ai “kishte shkaktuar dhimbje të thellë në zemrat e kombit iranian dhe të të gjithë njerëzve të lirë të botës”.

“Ky akt brutal është një tjetër faqe e errët në regjistrin e krimeve të panumërta nga agresorët kundër kësaj toke dhe nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa historike e kombit tonë”, shtoi Pezeshkian

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar sot, më 28 shkurt, pasi Izraeli ka ndërmarrë një sulm që e cilësoi “parandalues” ndaj Iranit, duke synuar neutralizimin e kërcënimeve të menjëhershme kundër sigurisë së vendit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme të emergjencës” në të gjithë territorin e Izraelit. Aludohet se lideri iranian Ali Khamenei mund të jetë vrarë, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme