Bota 6 Maj 2026, 20:28 Nga VNA

“Jam Papa Leone”… punonjësja e bankës i mbyll telefonin, duke menduar se ishte mashtrim

Ndaje në Whatsapp
“Jam Papa Leone”… punonjësja e bankës i mbyll

Edhe Papa mund të ketë probleme me shërbimin ndaj klientit. Papa Leone XIV, vetëm dy muaj pasi ishte zgjedhur në krye të Kishës Katolike, telefonoi personalisht bankën e tij në Çikago për të ndryshuar numrin e telefonit dhe adresën e regjistruar në llogarinë bankare, pasi ishte transferuar në Vatikan.

Sipas një historie të treguar nga reverendi Tom McCarthy, mik i fëmijërisë së Papës, Leone XIV u prezantua me emrin e tij civil, Robert Prevost, dhe iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve të sigurisë që i bëri punonjësja e bankës.

Megjithatë, punonjësja këmbënguli se ndryshimet mund të bëheshin vetëm nëse klienti paraqitej fizikisht në degën e bankës në Çikago.

“Unë nuk mund të vij në Çikago”, mësohet të ketë thënë Papa, përpara se të shtonte me humor: “Po sikur t’ju thosha se jam Papa Leone?”.

Por punonjësja, duke menduar se bëhej fjalë për një shaka apo tentativë mashtrimi, i mbylli telefonin.

Historia, e publikuar fillimisht nga New York Times, rikthen në vëmendje edhe episodet e njohura të Papa Françeskut, i cili pas zgjedhjes si Papë insistoi të paguante vetë hotelin dhe telefononte personalisht njerëzit, duke u prezantuar thjesht me fjalët: “Jam Papa”.

Sipas reverendit McCarthy, problemi i Papës Leone XIV me bankën u zgjidh më pas falë ndërhyrjes së një prifti tjetër amerikan që njihte drejtorin e bankës. Ndërsa për punonjësen që i mbylli telefonin Papës, ai komentoi me ironi: “E imagjinoni të njihesh si gruaja që i përplasi telefonin Papës?”.

Video

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është bashkangjitur me Flotiljen Sumud për të shkuar drejt Gazës. Në një prononcim ekskluziv për TRT Balkan ai rrëfen se këto ditë ka qenë në Greqi ku po bëhet ripërgatitja dhe rigrupimi. Sipas detajeve që ndan ai, anija është e përbërë nga aktivistë të shteteve të ndryshme dhe do të kryejë ndalesa potenciale në porte të ndryshme, për të vazhduar më tej përfundimisht rrugëtimin e saj për në Gaza. VNA gjithashtu ka kontaktuar sot me zotin Goxhaj si i vetmi shqiptar në flotiljen drejt Gazës. Në ditët ne vazhdim do të jemi në kontakt të përditshëm me të për të mësuar mbi situatën e përgjithshme dhe vetë zotin Goxhaj që është bërë pjesë e këtij misioni humanitar. Video credits TRTBALKAN

Bienalja e Venecias në Venecia u ndërpre më 8 maj pasi protestat për pjesëmarrjen e Izraelit bënë që disa pavione kombëtare të mbyllen përkohësisht. Turmat u mblodhën pranë Via Garibaldi dhe zonës Giardini, me vlerësime të pjesëmarrjes që varionin nga 500 në mbi 1,000. Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro i quajti protestat “legjitime”, ndërsa pavijoni izraelit mbeti nën siguri të fortë. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme