Bota 8 October 2025, 14:42 Nga VNA

Gaza, simbol i dështimit të diplomacisë

Ndaje në Whatsapp
Gaza, simbol i dështimit të diplomacisë

Dy vite pas shpërthimit të luftës në Gaza, diplomacia ndërkombëtare ndodhet në krizën e saj më të thellë që nga viti 1939.

Ndërsa mijëra civilë janë vrarë dhe Gaza është shndërruar në rrënojë, përpjekjet për paqe kanë dështuar plotësisht.

Sipas analistëve perëndimorë, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Europa e menaxhuan gabim krizën, duke lexuar keq reagimin e Izraelit pas sulmeve të 7 tetorit dhe duke humbur kontrollin mbi diplomacinë rajonale.

Në librin e saj të fundit, Kamala Harris pranon se presidenti Biden “nuk arriti të tregonte empatinë që tregonte për ukrainasit dhe për palestinezët e pafajshëm”, ndërsa ish-zyrtarë amerikanë pranojnë se SHBA “nuk veproi si superfuqi”. 

Plani “Dita pas”

Pas dështimeve të njëpasnjëshme, Franca dhe Arabia Saudite morën nismën për të ringjallur procesin e paqes përmes një konference të OKB-së për zgjidhjen me dy shtete.

Presidenti francez Emmanuel Macron siguroi një angazhim nga presidenti palestinez Mahmoud Abbas për çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një trupi kalimtar ekspertësh që do të qeveriste nën një Autoritet Palestinez të reformuar.

Plani, i përfshirë në Deklaratën e Nju Jorkut, u mbështet nga shumica e shteteve në OKB, por u kundërshtua nga Izraeli dhe SHBA.

Diplomatët europianë thonë se për herë të parë amerikanët pranuan se një armëpushim pa plan pasues është i pakuptimtë dhe se mbështetja e pakushtëzuar ndaj Izraelit ishte e paqëndrueshme.

Në fund të gushtit, Jared Kushner, Tony Blair dhe Steve Witkoff e bindën Donald Trump se dëbimi masiv i palestinezëve do të destabilizonte rajonin.

Trump pranoi ta hiqte këtë ide nga tryeza dhe të punonte me Parisin dhe vendet arabe për një “plan të ditës pas”. 

Plani Trump

Plani që Trump prezantoi në OKB, i hartuar nga Blair dhe Kushner, ishte i qëllimshëm i paqartë dhe pa afate, por mbajti të hapura negociatat.

Pas presionit të izraelitëve, u shtuan disa elementë:

amnisti për anëtarët e Hamasit që dorëzonin armët,

garanci për sigurinë izraelite në një zonë tampon prej 17% të Gazës,

përjashtim i Hamasit nga çdo rol në qeverisje.

Netanyahu, i izoluar nga Shtëpia e Bardhë pas sulmit në Katar, e përdori planin për të ruajtur mbështetjen e brendshme dhe për të provokuar Hamasin ta refuzonte.

Hamas: “Po, por…”

Në fakt, Hamasi dha një përgjigje të moderuar, një “po, por” që Trump e interpretoi si pranim të marrëveshjes.

Kjo u pa si sinjal se Hamasi ishte gati të hiqte dorë nga pengjet e mbetura, në këmbim të ndalimit të luftës.

Diplomatët thonë se brenda vetë Gazës po lind një brez më pragmatik, që kërkon vetëm kushte minimale për mbijetesë.

Sipas analistes Tahani Mustafa, “shumica e palestinezëve duan vetëm të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në tokën e tyre”. 

Çfarë pritet më pas

Një trup teknokratësh i kryesuar nga Trump dhe Tony Blair pritet të marrë drejtimin e përkohshëm të Gazës, deri në zgjedhje të reja palestineze.

Por mbetet e paqartë nëse këto zgjedhje do të sjellin një drejtim të pranueshëm për të gjitha palët.

Ndërkohë, reputacioni i Izraelit është rrënuar ndërkombëtarisht: në botën arabe shihet si kërcënim më i madh se Irani, ndërsa në Europë e Amerikë, protestat kundër veprimeve të tij vazhdojnë.

Dy vite pas 7 tetorit, Gaza mbetet dëshmia e gjallë se diplomacia ndërkombëtare është e paaftë të ndalë një luftë që të gjithë e dinë se nuk mund të fitohet./The Guardian/

 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme