Politika 7 April 2026, 09:10 Nga VNA

Apeli shqyrton sot ankimimin e Belinda Ballukut për masën e pezullimit nga detyra

Ndaje në Whatsapp
Apeli shqyrton sot ankimimin e Belinda Ballukut për masën e pezullimit

Sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 9:30 do të shqyrtohet ankimimi i Belinda Ballukut kundër masës së sigurisë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Avokatët pretendojnë se një masë e tillë nuk ka asnjë efekt, përderisa Balluku nuk është më as në postin e zëvendëskryeministres dhe as të Ministres së Infrastrukturës.

Më 9 prill, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e ish-numrit dy të qeverisë kundër masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit. Balluku është nën hetim nga SPAK për paracaktim të kompanive fituese të tenderave të rrugëve me vlera miliona euro. Maxhoranca e rrëzoi më herët kërkesën e SPAK për leje për ta arrestuar ish-zv.kryeministren.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme