Bota 6 October 2025, 08:02 Nga VNA

Plani për Gazën/ Trump kërcënon Hamasin me shfarosje

Ndaje në Whatsapp
Plani për Gazën/ Trump kërcënon Hamasin me shfarosje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për CNN se Hamasi do të përballet me “shfarosje të plotë” nëse refuzon të tërhiqet nga pushteti dhe kontrolli i Gazës, në kohën kur ai po përpiqet të çojë përpara planin e tij të propozuar për armëpushim.

“Shfarosje e plotë!” – ishte përgjigjja e Trump për gazetarin e CNN, Jake Tapper, i cili e pyeti të shtunën përmes një mesazhi se çfarë do të ndodhte nëse Hamasi këmbëngul të qëndrojë në pushtet.

Tapper e shtyu më tej diskutimin duke iu referuar komenteve të senatorit Lindsey Graham, i cili sugjeroi se Hamasi e kishte refuzuar planin për armëpushim me 20 pika, duke ngulur këmbë në “mosçarmatimin, ruajtjen e kontrollit palestinez mbi Gazën dhe lidhjen e lirimit të pengjeve me negociatat”.

“A është kjo e pavërtetë?”, pyeti Tapper. “Do ta shohim. Vetëm koha do ta tregojë!” – u përgjigj Trump.

Presidenti theksoi se pret një sqarim “së shpejti” nëse Hamasi është vërtet i gatshëm për paqe. Kur u pyet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbështet përfundimin e fushatës ajrore në Gaza dhe vizionin e tij më të gjerë, Trump u përgjigj shkurt: “Po, Bibi”.

Ai shtoi se shpreson që plani i tij për armëpushim të realizohet dhe theksoi përkushtimin e tij në këtë drejtim. Më herët gjatë së shtunës, Trump njoftoi se Izraeli ka pranuar fazën e parë të tërheqjes, siç parashikohet në planin e tij për ndërprerjen e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Gjithashtu, Trump bëri të ditur se Izraeli kishte pezulluar përkohësisht sulmet ajrore në Gaza – një hap që ai e cilësoi si thelbësor drejt finalizimit të një marrëveshjeje armëpushimi, lirimit të pengjeve dhe paralajmërimit ndaj Hamasit për të vepruar shpejt.

Megjithatë, më herët gjatë ditës, CNN raportoi se të paktën 67 persona ishin vrarë në Gaza nga bombardimet izraelite, sipas burimeve spitalore në këtë zonë. Ndërkohë, Trump zbuloi të premten se Hamasi i ishte përgjigjur pozitivisht planit të tij me 20 pika për t’i dhënë fund konfliktit. Në një video të postuar në Truth Social, ai e përshkroi ditën si “të madhe” dhe zhvillimet si “të jashtëzakonshme”.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme