Sociale 7 Prill 2026, 09:04 Nga VNA

Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare

Ndaje në Whatsapp
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në

Rritja e shpejtë e klinikave dentare në vend, e nxitur edhe nga kërkesa në rritje për turizëm dentar, po shoqërohet me një vëmendje më të lartë të inspektorëve ndaj standardeve të funksionimit.

Gjatë vitit 2025, trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kryen 1,206 inspektime dhe ri inspektime në kabinetet dhe laboratorët dentarë publikë dhe jopublikë, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga institucioni. Nga këto, 1,162 ishin inspektime dhe 44 ri inspektime, ndërsa u vendosën 5 gjoba, 6 masa urgjente dhe 20 paralajmërime.

Kontrollet vijnë në një moment kur shërbimet dentare po kthehet gjithnjë e më shumë në një aktivitet me peshë ekonomike, përtej shërbimit bazë shëndetësor. Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të preferuar për turizmin shëndetësor, sidomos atë dentar, me pacientë që vijnë kryesisht nga Italia, të tërhequr nga çmime më të ulëta dhe kostot e favorshme të qëndrimit.

Vetë tregu raporton se shërbimet dentare në Shqipëri janë rreth 35 deri 40 për qind më të lira sesa në vende të tjera europiane, ndërsa operatorë të mëdhenj të këtij segmenti kanë zgjeruar aktivitetin dhe të ardhurat në vitet e fundit.

Shifrat tregojnë se Tiranë mbetet qarku me peshën më të madhe të kontrolleve, me 410 inspektime, 4 ri inspektime, 3 gjoba, 2 vendime për masa urgjente dhe 7 paralajmërime. Pas saj renditen Durrësi me 126 inspektime dhe 5 ri inspektime, si edhe Shkodra me 111 inspektime dhe 25 ri inspektime. Durrësi është një nga qarqet ku janë konstatuar më shumë masa administrative, me 1 gjobë, 3 vendime dhe 6 paralajmërime, çka sugjeron se presioni i kërkesës dhe zgjerimi i aktivitetit po kërkojnë një mbikëqyrje më të fortë.

Mangësitë e konstatuara nga inspektorët lidhen kryesisht me mungesën e dokumentacionit higjieno sanitar dhe shëndetësor, si akt miratimi higjieno sanitar, certifikata DDD, analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të personelit dhe dokumentacioni përkatës i menaxhimit të mbetjeve. Po ashtu janë konstatuar raste të mos rinovimit të lejes së ushtrimit të profesionit nga mjekët, hapësira të pamjaftueshme për aktivitetin dhe mungesë ambientesh për magazinimin e përkohshëm të mbetjeve spitalore.

Këto probleme marrin rëndësi më shumë në kushtet kur tregu dentar është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit. Sipas një shkrimi të mëparshëm në Monitor, vetëm gjatë vitit 2019 regjistrit të stomatologëve të licencuar iu shtuan 710 mjekë të rinj, duke e çuar numrin total në 2,163 në fund të atij viti, nga 1,453 që ishte në fillim të tij.

Ky zgjerim i ofertës, i kombinuar më pas me bumit e turizmit dentar, ndihmoi në shumëfishimin e klinikave dhe laboratorëve, veçanërisht në Tiranë dhe në zonat me akses më të lehtë për të huajt./Monitor

Video

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Astronautët e misionit Artemis II, ndërsa udhëtojnë drejt Hënës, dërguan një mesazh urimi për Pashkë për njerëzit në Tokë. Ata theksuan se festa është një moment reflektimi, shprese dhe dashurie për njëri-tjetrin. Duke parë Tokën nga hapësira, astronautët thanë se planeti duket edhe më i çmuar dhe se njerëzimi ndan të njëjtën shtëpi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme