Bota 17 November 2024, 21:13 Nga VNA

Biden i jep dritën jeshile Ukrainës të përdorë armët amerikane brenda territorit rus

Ndaje në Whatsapp
Biden i jep dritën jeshile Ukrainës të përdorë

Me dy muaj të mbetur në detyrë, Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që ndalonin Ukrainën të përdorte armët e furnizuara nga ShBA-ja për të kryer sulme në thellësi të territorit rus. Presidenti Biden ka autorizuar përdorimin e parë të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për sulme brenda Rusisë, shkruan The New York Times.

Armatimet pritet të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreanoveriore në mbrojtje të forcave ukrainase në rajonin e Kurskut të Rusisë perëndimore.

Vendimi i Biden është një ndryshim drastik në politikën amerikane, dy muaj para se presidenti i zgjedhur Donald J. Trump të marrë detyrën, pasi premtoi të kufizojë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën.

Lejimi për ukrainasit të përdorin raketat me rresze të gjatë, të njohura si Sistemet e Raketave Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të papritur të Rusisë për të sjellë trupa koreanoveriore në luftë, thanë zyrtarët.

Për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë Kharkivin, Biden u lejoi atyre të përdorin Sistemin e Raketave të Artillerisë me Lëvizshmëri të Lartë, ose HIMARS, që kanë një distancë rreth 50 milje, kundër forcave ruse që ndodhen drejtpërdrejt përtej kufirit.

Por, Biden nuk u lejoi ukrainasve të përdorin ATACMS më të gjatë, që kanë një distancë rreth 190 milje, në mbrojtje të Kharkivit.

Megjithatë, The Times, duke cituar zyrtarët, shkruan se kjo nuk pritet të ndryshojë në mënyrë të thellë rrjedhën e luftës, një nga qëllimet e ndryshimit të politikës, thanë ata, është të dërgojnë një mesazh për koreanët veriorë se forcat e tyre janë të cenueshme dhe se nuk duhet të dërgojnë më shumë prej tyre.

Disa zyrtarë amerikanë thanë se kishin frikë se përdorimi i raketave nga Ukraina përtej kufirit mund të shtynte presidentin Vladimir V. Putin të reagojë me forcë kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të koalicionit të saj.

Por disa zyrtarë të tjerë amerikanë thanë se ata mendojnë se frika nga ky rrezik është tejet e ekzagjeruar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme