Bota 16 November 2024, 21:24 Nga VNA

Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë

Ndaje në Whatsapp
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë

Kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom ka ndërprerë furnizimet për Austrinë mëngjesin e 16 nëntorit. Kështu tha kompania furnizuese e gazit në Vjenë, OMV, pasi tha se ka ndërprerë pagesat për gazin pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Ndërprerja zyrtare e furnizimeve në orët e para të së shtunës ndodhi pasi kancelari austriak, Karl Nehammer, të premten mbajti një konferencë për media ku theksoi se shteti i tij ka siguruar furnizim alternativ me karburante për këtë dimër. OMV tha se do të ndalte së paguari për gazin e Gazpromit, me qëllim që të kompensojë shpërblimin prej 230 milionë eurosh që fitoi nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, për shkak të një ndërprerje të mëhershme të gazit në filialin e tij gjerman. Autoritetet thanë se furnizimet u ndalën nga ora 06:00 e së shtunës. OMV tha më herët gjatë javës se kishte rezerva të mjaftueshme për të furnizuar me gaz konsumatorët e tij në rast se Gazpromi do të ndalte furnizimet, duke shtuar se rezervat në Austri janë në mbi 90 për qind të mbushura. Më 2022, Rusia ndali pothuajse të gjitha furnizimet me gaz natyror në Evropë, duke u kërkuar konsumatorëve që të paguanin për gazin me rubla ruse. Por, udhëheqësit evropianë argumentuan se ky ishte shantazh energjetik që Moska po u bënte, për shkak të mbështetjes së Evropës për Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj. Qeveritë evropiane u detyruan që të gjenin furnizime alternative me çmim më të lartë, dhe shumica e gazit të lëngshëm natyror vjen në Evropë me anije nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Sipas të dhënave, Austria është varur nga furnizimet ruse me gaz, pasi në dhjetor të vitit të kaluar 98 për qind të gazit natyror e mori nga Rusia.

REL

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme