Bota 15 Nëntor 2024, 10:24 Nga VNA

Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian

Ndaje në Whatsapp
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian

Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërtojë lidhjet me Bashkimin Evropian ndërsa ekonomia globale po fragmentohet, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey gjatë një fjalimi të enjten.

Zoti Bailey tha se një angazhim për tregtinë e hapur ishte jetik për të nxitur investimet e dobëta në Britani dhe për të ripërtërirë rritjen e prodhimit, të shoqëruar me zhbllokimin e kapitalit nga bizneset dhe fondet e pensioneve, çka është planifikuar nga Ministrja e Financave Rachel Reeves.

Brexit, largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2020 pas miratimit të referendumit të vitit 2016, kontribuoi në dobësimin e tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dëmtoi kapacitetet prodhuese të ekonomisë në vend, tha zoti Bailey.

“Si një zyrtar publik, unë nuk mbaj asnjë qëndrim për Brexit-in në vetvete. Kjo është e rëndësishme. Por më duhet të theksoj pasojat”, tha zoti Bailey në fjalimin e tij vjetor në “Mansion House” në Londër drejtuar zyrtarëve të lartë të shërbimeve financiare.

“Kjo nxjerr në pah arsyen se pse duhet të jemi vigjilentë dhe të hapur ndaj mundësive për të rindërtuar marrëdhëniet ndërsa respektojmë vendimin e popullit britanik”.

Ndërsa qeveria e re laburiste ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit në tregun e vetëm të BE-së ose bashkimin doganor, Kryeministri Keir Starmer ka thënë se dëshiron të përmirësojë lidhjet tregtare dhe marrëdhëniet diplomatike me bllokun.

Duke folur në takimin e Londrës, Ministrja e Financave Rachel Reeves tha se Britania ka nevojë të "rivendosë" marrëdhëniet e saj me BE-në dhe se ajo gjithashtu priste me padurim që të punonte nga afër me zotin Trump për të forcuar lidhjet tregtare.

Guvernatori Bailey tha se Britania duhet të përqendrohet tek një panoramë më e gjerë për rritjen ekonomike dhe jo vetëm tek ndikimi i largimit nga blloku evropian.

Ndërsa zoti Bailey nuk përmendi drejtpërdrejt zgjedhjet amerikane gjatë fjalimit të tij, politikëbërësit në mbarë botën po shqyrtojnë me imtësi se çfarë nënkupton fitorja e zotit Trump lidhur me tarifat e larta ndaj eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara. Shefi i bankës qendrore angleze tha se tarifat mund të kenë efekte të gjera për tregtinë globale dhe inflacionin.

“Parashikimi tani është turbulluar nga ndikimi i ndryshimeve gjeopolitike dhe fragmentimi më i gjerë i ekonomisë botërore”, tha zoti Bailey.

“Mes nevojës së rëndësishme për të qenë vigjilent lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, le të kujtojmë rëndësinë e hapjes... Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për të ruajtur ekonominë e hapur”, tha zoti Bailey. Ai tha se i mbështet planet e qeverisë për të rritur investimet publike.

 

Video

Zjarri shpërthyeu në të gjithë Tel Avivin pasi raketat iraniane goditën Izraelin qendror. Autoritetet thanë se një nga raketat mund të ketë pasur një kokë rakete thërrmuese, duke shpërndarë bomba dhe duke shkaktuar shpërthime të shumta.

Një video e verifikuar nga The New York Times sugjeron se një raketë amerikane Tomahawk mund të ketë goditur zonën pranë një shkolle fillore në Minab të Iranit, ku sipas raportimeve u vranë 175 persona, shumë prej tyre fëmijë. Presidenti Donald Trump e mohoi përgjegjësinë, duke deklaruar se sipas tij sulmi mund të jetë kryer nga vetë Irani. Ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se po heton incidentin. https://www.vna.al/bota/video-e-re-ngre-dyshime-nje-rakete-amerikane-mund-te-kete-goditur-shkollen--i20946

Elman Abule mbërrin në SPAk. Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit

Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë pranë Stacionit Qendror të Glasgout në Skoci, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të saj dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në stacionin më të ngarkuar të vendit. Zjarri nisi në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street të dielën pasdite. Flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesën viktoriane, e cila disa orë më vonë u shemb pjesërisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Autoritetet njoftuan se të gjitha shërbimet e trenave në Stacionin Qendror të Glasgout pritet të anulohen të paktën deri të hënën në mbrëmje, ndërsa vijojnë kontrollet për dëmet dhe sigurinë e infrastrukturës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme