Bota 14 November 2024, 18:01 Nga VNA

Shkeli rregullat e BE-së, Komisioni Evropian gjobit me 800 milionë euro kompaninë “Meta”

Ndaje në Whatsapp
Shkeli rregullat e BE-së, Komisioni Evropian gjobit me 800 milionë

Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Martkerplace.

“Komisioni Evropian e gjobiti kompaninë Meta për shkeljen e rregullave të BE-së. Arsyeja është se kopania ka lidhur shërbimin e vet online për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, me rrjetin e vet social personale, Facebook, duke vendosur kushte të padrejta komerciale” - tha Komisioni Evropian.

Meta njoftoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi, por në ndërkohë, do të bashkëpunojë dhe do të punojë pa humbur kohë për të gjetur zgjidhje për adresimin e çështjeve të ngritura.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen dy vjet pasi ai e kishte akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë se i kishte dhënë përparësi të padrejtë shërbimit të vet për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, duke i bashkuar dy shërbimet.

Bashkimi Evropian nisi një hetim formal ndaj dyshimeve për sjellje kundër konkurrencës nga Facebook në qershor 2021. Në dhjetor 2022, BE-ja ngriti shqetësime se Meta e lidh rrjetin e vet social mbizotërues, Facebook, me shërbimet e veta online për reklama të klasifikuara.

Facebook e lansoi tregun online Marketplace në vitin 2016 dhe e zgjeroi atë në disa vende evropiane një vit më pas.

BE-ja argumenton se Meta ua imponon Facebook Marketplace njerëzve të cilët e përdorin Facebook-un me një “lidhje” të jashtëligjshme, por Meta tha se ky argument e shpërfill faktin se përdoruesit e Facebook-ut mund të zgjedhin nëse duan të shkojnë në Marketplace, dhe shumë prej tyre nuk e bëjnë.

Meta tha se Komisioni Evropian pretendoi se Marketplace ka mundësi ta pengojë rritjen e tregjeve të mëdha të reja online në BE, por nuk gjeti prova për të dëshmuar se kjo i dëmton konkurrentët./REL

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme