Bota 13 November 2024, 22:13 Nga VNA

Frikë nga përmbytje të tjera, evakuohen mijëra banorë në disa zona të Spanjës

Ndaje në Whatsapp
Frikë nga përmbytje të tjera, evakuohen mijëra banorë

Mijëra njerëz në Spanjën jugore janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një alarmi të kuq të motit për shi të dendur dhe stuhi. Kjo vjen vetëm dy javë pasi përmbytjet më të mëdha të vendit në dekada morën të paktën 220 jetë dhe shkaktuan dëme të mëdha.

Në provincën e Malagas situata po përkeqësohet orë pas ore. Shërbimet e urgjencës në rajonin, i cili përfshin vendpushimet turistike të Marbella, Velez dhe Estepona, kanë zhvendosur rreth 3,000 njerëz nga shtëpitë me rrezik të lartë përmbytjeje të vendosura pranë lumit Guadalhorce, si edhe shtëpitë e tjera në lagjen Campanillas. Përmbytjet nuk e kanë kursyer as Spitalin Klinik, bën të ditur shërbimi i urgjencës.

Rajoni pritet të goditet më rëndë këtë javë nga fenomeni ekstrem i motit i njohur lokalisht si DANA.

Agjencia meteorologjike spanjolle AEMET vendosi të martën nëntë komunitete në alarme të motit të kuq ose portokalli për stuhi të forta dhe reshje të dendura deri të rrëmbyeshme. Paralajmërimet mbulojnë Katalonjën, Ishujt Balearik dhe pjesë të provincave të Valencias dhe Andaluzisë.

Shkollat, universitetet, parqet publike janë mbyllur dhe aktivitetet sportive janë pezulluar. Shkollat u mbyllën gjithashtu në Valencia dhe në pesë rajone katalanase të Tarragona. Studentët po qëndrojnë në shtëpi edhe në Granada dhe komuna të tjera të provincës.

Alarmi i kuq i agjencisë meteorologjike do të qëndrojë në fuqi të paktën deri në agimin e së enjtes në Malaga, Granada, në veri të Castellon dhe në jug të Tarragona, në anën lindore. Alarmi në provincën e Valencias është rritur gjithashtu në të kuqe, pasi është goditur tashmë nga Dana dy javë më parë. Shkollat do të jenë të mbyllura të enjten dhe duke filluar nga ora gjashtë e së mërkurës pasdite, qarkullimi rrugor është kufizuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme