Bota 12 November 2024, 23:22 Nga VNA

Trump zgjedh ish-guvernatorin e Arkansas si ambasador në Izrael: Do punojë për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Trump zgjedh ish-guvernatorin e Arkansas si ambasador në Izrael: Do

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump do të emërojë ish-guvernatorin e Arkansas, Mike Huckabee si ambasador në Izrael, njoftoi Trump këtë të martë.

Huckabee është një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe emërimi i tij vjen pasi Trump ka premtuar të përafojë politikën e jashtme të SHBA më afër me interesat e Izraelit, ndërsa ai zhvillon luftëra kundër Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban.

“Mike ka qenë një shërbëtor i madh publik, guvernator dhe udhëheqës i besuar për shumë vite”, tha Trump në një deklaratë. “Ai e do Izraelin dhe popullin e Izraelit, po ashtu edhe populli i Izraelit e do atë. Majk do të punojë pa u lodhur për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme!”, tha më tej Trump.

Sipas AP, Huckabee ka udhëhequr grupe vizitorësh të paguar në Izrael për vite me radhë, duke i reklamuar shpesh udhëtimet në media që kanë një tendencë konservatore.

David Friedman, i cili shërbeu si ambasador i Trump në Izrael gjatë mandatit të tij të parë, tha se ishte “i entuziazmuar” nga zgjedhja e Huckabees nga Trump.

Vajza e Huckabee, Sarah Huckabee Sanders, shërbeu si sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së parë të Trump.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme