Bota 12 November 2024, 17:09 Nga VNA

NATO dhe ShBA në alert nga marrëveshja e Koresë së Veriut me Rusinë

Ndaje në Whatsapp
NATO dhe ShBA në alert nga marrëveshja e Koresë së Veriut me

Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” me Rusinë, duke çimentuar marrëveshjen që mundëson që trupat e saj të luftojnë në tokën ruse kundër Ukrainës. Media shtetërore koreanoveriore, KCNA, raportoi më 12 nëntor se marrëveshja, për të cilën Moska dhe Pheniani u pajtuan në qershor, do të hyjë në fuqi sapo që palët të këmbejnë kopjet e marrëveshjeve të ratifikuara. Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve jugkoreane, Yonhap, presidenti rus, Vladimir Putin, veçse ka nënshkruar dokumentet. Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në rajonin rus të Kurskut, që është konfirmuar nga inteligjenca e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, ka rritur shqetësimet për destabilizim të mëtejmë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Koreja e Jugut ka ngritur pikëpyetje se çfarë teknologjish të reja ushtarake mund të marrë Koreja e Veriut nga Rusia në këmbim të furnizimit të Moskës me trupa. Rusia ka zhvendosur disa burime në rajonin kufitar të Kurskut për t’iu përgjigjur ofensivës që Ukraina nisi në gusht, pasi forcat ruse kanë hasur në vështirësi që të zmbrapsin trupat ukrainase. SHBA-ja ka vlerësuar se aktualisht janë afër 10.000 trupa të Koresë së Veriut në Rusi. Seuli dhe aleatët kanë thënë se numri është rritur në 11.000, ndërkaq Ukraina ka thënë se shifra arrin në 12.000. Moska dhe Pheniani kanë mburrur me rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, që kur ka nisur pushtimin rus i Ukrainës, por Kremlini as nuk ka mohuar e as pohuar praninë e trupave koreanoveriore në tokën e tij. REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme