Bota 11 November 2024, 14:55 Nga VNA

Vuçiç bisedë telefonike me Trump: Serbia dhe SHBA drejt marrëdhënieve më të ngushta

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç bisedë telefonike me Trump: Serbia dhe SHBA drejt

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas një bisede telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se Serbia do të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiç tha se biseda me Trump-in ishte domethënëse dhe shumë e mirë.

“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, domethënëse dhe, mund të them, shumë e ngrohtë. Jam mirënjohës Trump-it sepse ai e dinte shumë mirë shumë gjëra për Serbinë. Nuk do ta besoni, por ai foli edhe për sukseset sportive të vendit tonë,” tha Vuçiç.

Ai shtoi se Trump shprehu mirënjohjen për mbështetjen që kishte marrë në Serbi gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Shfrytëzova rastin që, me dëshirën për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha fushat e jetës shoqërore, të shpreh shpresën që ai do të vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për Presidentin Trump në zgjedhje ishte më e larta në Evropë. Ai falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që merr nga qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të mund të diskutojmë për përmirësimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat. Jam i sigurt se me mbështetjen e të gjithë miqve tanë, ai do të mund ta bëjë Amerikën madhështore, dhe ne Serbinë një vend dinjitoz që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë shumë mirë me Amerikën,” përfundoi Vuçiç.

https://www.instagram.com/reel/DCNIA0qx5hi/?igsh=bW96MTdjNnlpcjlo

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme