Bota 9 November 2024, 16:36 Nga VNA

Goditet një shkollë dhe një kamp, vriten 13 persona nga sulmet izraelite në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Goditet një shkollë dhe një kamp, vriten 13 persona nga sulmet

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë raportuan se të paktën 13 persona janë vrarë në dy sulme ajrore të ushtrisë izraelite në Gaza. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e kontrolluar nga Hamasi, tha se një prej sulmeve goditi një shkollë që shërbente si qendër strehimi në lagjen Tufah, në lindje të qytetit të Gazës, ku humbën jetën të paktën 6 persona. Një sulm tjetër ka goditur një kamp refugjatësh në qytetin jugor Khan Younis, ku shtatë persona janë vrarë.

Ushtria izraelite ka theksuar se këto sulme kishin për qëllim militantët e grupit palestinez Xhihad. Ndërkohë, për herë të parë që nga nisja e ofensivës, Izraeli njoftoi dërgesën e parë të ndihmave humanitare në veri të Gazës, pas disa javësh bllokimi, në përpjekje për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për shpërndarjen e ndihmave.

Pavarësisht kësaj, ekspertët kanë paralajmëruar për mundësinë e një krize humanitare në veri të Gazës, ku shumë zona mund të përballen me mungesë ushqimi. Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj kampit të refugjatëve Jabaliya, ku dyshohet se Hamasi është rigrupuar, si dhe në rajonet Beit Lahiya dhe Beit Hanoun në veri të Gazës.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se në këto zona ndodhen dhjetra mijëra njerëz që po përjetojnë kushte të vështira dhe se ambulancat dhe ekipet e urgjencës kanë ndaluar së operuari në veri të qytetit. Pjesa më e madhe e palestinezëve janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe sipas OKB-së, 90% e popullsisë palestineze në Gaza është zhvendosur brenda rajonit si pasojë e sulmeve izraelite dhe urdhërave për evakuim.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, e cila shpërtheu pas sulmeve të militantëve palestinezë ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ka shkaktuar një numër të madh viktimash, me më shumë se 43,000 të vrarë, shumicën e të cilëve janë gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve palestineze./VOA/

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme