Bota 15 November 2024, 20:33 Nga VNA

Bleu pajisje mjekësore të shtrenjta, arrestohet ministry i Shëndetlsisë në Kroaci

Ndaje në Whatsapp
Bleu pajisje mjekësore të shtrenjta, arrestohet ministry i

Oficerët e Zyrës Kombëtare të Policisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Kroacisë kanë arrestuar ministrin e Shëndetësisë, Vili Berosh, këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Zagreb.

Sipas raportimeve të mediave lokale, arrestimi është pjesë e një hetimi të gjerë lidhur me korrupsionin, i cili fokusohet në blerjen e pajisjeve mjekësore për spitalet e vendit. Hetimi ka të bëjë me blerjen e mikroskopëve për neurokirurgjinë për të cilët dyshohet se janë paguar çmime më të larta se vlera reale.

Ky hetim ka shkaktuar tronditje në politikën kroate, pasi Vili Berosh ka qenë një figurë kyçe në administratën e shëndetësisë. Ende nuk ka informacione të plota lidhur me detajet e akuzave, por hetimi është duke u zhvilluar dhe priten zhvillime të tjera.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme