Bota 17 November 2024, 16:26 Nga VNA

Lufta në Lindjen e Mesme/ Vritet zëdhënësi i Hezbollahut gjatë një sulmi të rrallë izraelit në qendër të Bejrutit

Ndaje në Whatsapp
Lufta në Lindjen e Mesme/ Vritet zëdhënësi i Hezbollahut

Zëdhënësi për mediat i grupit militant Hezbollah, Mohammad Afif mbeti i vrarë gjatë një sulmi izraelit në kryeqytetin e Libanit, i tha një zyrtar i Hezbollahut agjencisë së lajmeve Associated Press.

Ky ishte sulmi i parë ajror i ndërmarrë nga forcat izraelite në qendër të Bejrutit që prej më shumë se një muaji.

Më herët, zyrtarët palestinezë njoftuan se sulmet izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e 12 personave.

Zyrtari i grupit Hezbollah, i cili foli në kushte anonimiteti tha se Mohammed Afifi u vra në sulmin në qendër të Bejrutit.

Prania e tij publike u shtua pas përshkallëzimit të ndërhyrjes ushtarake izraelite në shtator dhe vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, që po ashtu u vra në një sulm ajror të Izraelit.

Gjatë së premtes, Izraeli kreu sulme në zonat periferike në jug të Bejrutit pasi ushtria kishte paralajmëruar banorët që të evakuonin një sërë ndërtesash.

Grupi militant Hezbollah ka prani të fortë në zonën e njohur si Dahiyeh dhe sulmet u kryen në një kohë që zyrtarët libanezë po shqyrtojnë një propozim të Shteteve të Bashkuara për armëpushim.

Po ashtu të dielën, policia izraelite tha se kishte arrestuar tre persona, pasi në rezidencën private të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyah në qytetin Caesarea u hodhën dy shashka.

Zoti Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në banesë dhe nuk pati të lënduar, njoftuan autoritetet./VOA/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme