Bota 17 November 2024, 17:13 Nga VNA

Donald Trump emëron themeluesin e një kompanie në fushën e naftës si Sekretar të Energjisë

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump emëron themeluesin e një kompanie në fushën e

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi zoti Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejtuar Departamentin e Energjisë, ndërsa administrata e tij e re vazhdon të marrë formë.

Ekipi i tranzicionit i zotit Trump njoftoi zyrtarisht këtë emërim të shtunën. Të premten, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi ngritjen e Këshillit Kombëtar të Energjisë, që do të drejtohet ish guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, i propozuar për postin e Sekretarit të Brendshëm.

Në këtë rol zoti Burgum do të drejtojë një strukturë që shtrihet në të gjitha agjencitë e degës ekzekutive, të përfshira në çështje që lidhen me lejet për energjinë, prodhimin, shpërndarjen, transportin dhe rregulloret në këtë fushë, shprehej zoti Trump nëpërmjet një deklarate. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Energjisë, zoti Burgum do të ketë një vend në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha presidenti i zgjedhur.

Zoti Wright, drejtor ekzekutiv i kompanisë Liberty Energy me bazë në Denver të Kolorados, nuk ka përvojë politike dhe ka shkruar gjerësisht mbi nevojën për rritjen e prodhimit të energjisë nga burime jo të rinovueshme, për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.

Prodhimi i naftës në SHBA arriti nivelin më të lartë që një vend ka prodhuar ndonjëherë gjatë administratës së Presidentit Biden dhe është e paqartë se sa do arrijë Sekretari i ri i Energjisë dhe administrata e ardhshme të shtojnë prodhimin e naftës.

Shumica e vendimeve për shpimin e naftës merren nga kompani private që punojnë në tokë që nuk është në pronësi të qeverisë federale.

Departamenti i Energjisë merret me diplomacinë energjetike të Shteteve të Bashkuara, administron Rezervën Strategjike të Naftës dhe drejton programe grantesh dhe huash për të avancuar teknologjitë e energjisë, siç është Zyra e Programeve të Huasë.

Sekretari gjithashtu mbikëqyr kompleksin e armëve bërthamore të SHBA-së, asgjësimin e mbetjeve të energjisë bërthamore dhe 17 laboratorë kombëtarë.

Kërkesa për energji elektrike në Shtetet e Bashkuara po shtohet për herë të parë në dy dekada, ndërsa po shtohet përdorimi i inteligjencës artificiale dhe automjeteve elektrike./VOA/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme