Kronika 30 August 2024, 19:55 Nga VNA

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës protestuan sërish duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar, njoftojnë padi në SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese për mungesën e aksesit

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës zhvilluan protestën e dhjetë radhasi në auostradën Thumanë-Kashar. Ata bllokuan sërish aksin nga të dyja anët dhe kërkuan që kërkesa e tyre për akses në këtë rrugë të merret parasysh nga qeveria dhe koncensionari, pasi bizneset po falimentojnë.

Ditën e sotme protestuesit kanë njoftuar edhe kallëzimin penal që do të dorëzojnë në SPAK dhe në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mungesës së aksesit në autostradë.

Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme