Bota 9 November 2026, 11:52 Nga VNA

Arrestohet vëllai i ish-kryeministrit të Hungarisë, Áron Orban akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet vëllai i ish-kryeministrit të Hungarisë, Áron

Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore. Lajmi është bërë publik nga kryeministri hungarez Péter Magyar, i cili iu referua raportimeve të mediave për arrestimin e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Magyar bëri të ditur se hetimet po vijojnë nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sipas mediave hungareze, operacioni është zhvilluar në Budapest dhe në disa zona të qarkut të Pestit, ku janë arrestuar disa persona dhe janë kryer kontrolle në banesa. 

Áron Orban ishte përmendur më herët në një hetim që lidhej me skema të dyshuara për lehtësimin e marrjes së vizave Shengen nga shtetas të huaj. Kompania e lidhur me të dyshohet se kishte ndërmjetësuar regjistrimin e shtetasve vietnamezë në një kurs dyditor të ndihmës së shpejtë në Universitetin e Pécsit, procedurë që dyshohet se mund t’u lehtësonte pajisjen me viza.

Autoritetet hungareze pritet të japin më shumë detaje për operacionin dhe akuzat ndaj personave të ndaluar.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme