Bota 9 November 2026, 11:13 Nga VNA

Çfarë fshihej pas murit të rremë? Hetuesit zbulojnë një derë të blinduar në vilën e ish-presidentit të Paraguait

Ndaje në Whatsapp
Çfarë fshihej pas murit të rremë? Hetuesit zbulojnë

Një derë e blinduar, e fshehur pas një muri të rremë, është zbuluar gjatë kontrollit në vilën luksoze të ish-presidentit të Paraguait, Santiago Peña. Prokurorët dhe policia kontrolluan të dielën, më 8 nëntor, rezidencën verore në San Bernardino, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti Asunción, në kuadër të hetimeve për kolapsin e Ueno Bank.

Sipas gazetës paraguajane ABC Color, dera kishte një sistem sigurie me kod digjital dhe njohje të fytyrës. Mediat vendase raportuan se ajo mund të çojë në një kasafortë. Hetuesit nuk arritën ta hapnin gjatë kontrollit dhe mbetet e paqartë se çfarë ndodhet pas saj.

Vetë financimi i vilës është pjesë e hetimit. Sipas prokurorisë, në maj të vitit 2024, Ueno Bank i dha Peña-s dy kredi me vlerë të përgjithshme rreth 577 mijë dollarë për ndërtimin e saj. Kësti mujor i kredive arrinte në afro 39 mijë dollarë, sa gjashtëfishi i pagës së tij si president.

Prokurorët dyshojnë se Peña përdori postin për të ndikuar që institucionet shtetërore të mbanin fonde publike në bankë. Sipas Reuters, ai kishte qenë aksioner i grupit që zotëronte Ueno Bank deri në mars të vitit 2025. Ish-presidenti i ka mohuar akuzat.

Senati e shkarkoi Peña-n më 6 nëntor, pas një gjyqi politik. Një ditë më vonë, gjykata urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim në një njësi ushtarake. Presidencën e mori zëvendëspresidenti Pedro Alliana, ndërsa kolapsi i bankës bllokoi fondet e afro 3 milionë klientëve, përfshirë edhe institucione shtetërore.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme