Kronika 18 June 2026, 09:28 Nga VNA

Arrestohet në Ulqin Besnik Kolndreu, dyshohet se ndihmoi autorët e vrasjes së çiftit Mujeci

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Ulqin Besnik Kolndreu, dyshohet se ndihmoi autorët e

Besnik Kolndreu, i cili akuzohet se ndihmoi autorët e vrasjes së Kreshnik dhe Gentiana Mujecit në Balldren të Lezhës, u arrestua nga Policia në Ulqin.

Sipas policisë, ai fshehu automjetin e përdorur në krim në banesën e tij. Ekzekutimi i çiftit u krye më 26 prill të këtij viti në Balldren të Lezhës, teksa udhëtonin për në banesën e tyre pasi kishin festuar një festë fetare.

Viktima Mujeci dhe Jozef Mujeci ishin dyshuar më herët për vrasjen e Gegë Mëhillit, i njohur edhe si Gent Mëhilli apo Gent Pjetri, në rrugën Shkodër–Velipojë në vitin 2016.

Dy autoret e dyshuar vijojnë të jene në arrati.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme