Lifestyle 30 November 2024, 08:19 Nga VNA

Arrat, ushqimi që të zgjat jetën; ja disa prej sëmundjeve që parandalojnë 

Ndaje në Whatsapp
Arrat, ushqimi që të zgjat jetën; ja disa prej sëmundjeve
  • Vetitë ushqyese unike të arrave. Me përmbajtjen e 6-8 kokrrave mbulohet nevoja ditore për yndyrnat "e mira" omega-3.

Arrat janë burim i proteinave dhe fibrave, rezervë e jashtëzakonshme e mineraleve si fosfori dhe magnezi, arrat ofrojnë ato acide yndyrore të pangopura që kërkohen si kurë për zemrën dhe arteriet. Një racion (30 gramë), që korrespondon me bërthamat e përfshira afërsisht në 6-8 guaska, përmban 2 gramë omega-3, aq sa mjafton për të mbuluar nevojën mesatare ditore. Një veçanti unike në frutat me guaskë.

JETËGJATËSIA

Në një studim madhor të Harvardit, i cili analizoi zakonet ushqimore të gati 120 mijë amerikanëve për një periudhë tridhjetëvjeçare, u evidentua një lidhje midis konsumimit të arrave një herë në javë dhe një rreziku më të ulët të vdekshmërisë me 11%. Natyrisht, duhet marrë parasysh një pamje më e gjerë, duke qenë se konsumatorët e arrave ndoshta ndjekin dietën mesdhetare më shumë sesa dietën perëndimore, e bazuar në ushqime të gatshme, mish të kuq dhe pije të gazuara. Megjithatë, pa teprime dhe sedentarizëm, arrat janë kandidate për ushqimin e mundshëm të shekulltarëve.

KUNDËR DIABETIT

Falë të dhënave të mbledhura gjatë këtij studimi afatgjatë, u bë e mundur të vihej re një lidhje me hipergliceminë: me dy ose më shumë racione në javë, incidenca e diabetit do të binte me 24%. Një rishikim tjetër, që krahasoi 13 studime, i lidhi ato me reduktimin e kolesterolit të rrezikshëm, LDL.

ARRAT E TJERA

Edhe llojet e ndryshme të arrave përveç atyre të zakonshme (Juglans regia) meritojnë vëmendje. Mjafton një arrë braziliane për të plotësuar nevojën ditore për selen, mineralin që ndihmon në mbrojtjen nga radikalet e lira. Arrat pecan janë të pasura me vitamina të grupit B (veçanërisht biotinën), ndërsa arrat makadamia përbëjnë burimin më të pasur të acidit oleik midis frutave me guaskë, e njëjta yndyrë mono-të-pangopur që e bën vajin e ullirit ekstra të virgjër kaq të çmuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme