Politika 29 October 2024, 16:45 Nga VNA

Anëtarësimi në BE dhe rritja e pensioneve sipas Ramës bëhen në mandatin e katërt

Ndaje në Whatsapp
Anëtarësimi në BE dhe rritja e pensioneve sipas Ramës

"Anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe rritja e pensioneve janë dy objektivat themelor të mandatit të katërt dhe për këtë mos kini as më të voglin dyshim". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit me pensionistë mbajtur në qytetin e Fierit në kuadër të bashkëbisedimit me moshën e tretë. Megjithëse mban tre mandate në kurriz dhe me maxhorancë qeverisëse ankohet se ka keqmenaxhim të financave dhe buxheti i shtetit mbulon me afro 500 milionë euro diferencën midis sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. "Pra, në çdo pension që jepet sot, një pjesë e paguan drejtpërdrejtë qeveria, jo sigurimet shoqërore. Ka ende një shmangie të konsiderueshme, jo më nga puna në të zezë, fare, por nga deklarimi jo i vërtetë i pagave dhe mjafton të shikojmë çfarë ndodh me ndërtimin, apo çfarë ndodh me turizmin, ku e dimë shumë mirë që pagat sot janë në nivele konkurruese me të gjithë rajonin dhe në turizëm pagat janë thuajse sa Greqia, dhe ndërkohë deklarimi i pagave është shumë më i ulët sepse qoftë punëdhënësit, qoftë punëmarrësit mendojnë që këto para që janë për pensionistët, janë një ngarkesë që ata mund ta heqin duke i shkelur syrin njëri-tjetrit. Për këtë arsye ne e kemi bërë një plan tjetër. Një plan shumë agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrësit, nga sipërmarrjet, por edhe nga ata që janë punëmarrës. Tani ne po përgatitemi që të bëjmë një bonus tjetër të ri që të jetë një bonus i përvitshëm dhe të jetë natyrisht më i lartë se ky që është se ndryshe për çfarë e diskutojmë? Por ky është hapi i parë dhe do të jetë i menjëhershëm dhe do të jetë i përhershme. Pra nuk është bonus “hajde po e bëjmë këtë vit, pastaj shikojmë vitin tjetër”, tha Rama.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme