Bota 13 May 2024, 09:10 Nga VNA

Analiza e DW/ Rrjetet islamiste në Gjermani: Kush janë “Muslim Interaktiv”

Ndaje në Whatsapp
Analiza e DW/ Rrjetet islamiste në Gjermani: Kush janë “Muslim

Ata sërish protestuan në fundjavë, por pa incidente. Kush është grupimi “Muslim Interaktiv”? Ishin rreth 1000 vetë që protestuan në fund të prillit në Hamburg të thirrur nga grupimi “Muslim Interaktiv”. Gjatë demonstratës u dëgjuan thirrjet “Kalifati është zgjidhja” dhe “Gjermania – diktaturë vlerash”. Reagimet ishin në Gjermani të forta, madje u kërkua edhe ndalimi i këtij grupimi. Të shtunën sërish pati protesta të këtij grupimi në Hamburg, por sipas njoftimeve të policisë të dielën (12.05.), në tubimin e zhvilluar me rregulla të forta, nuk pati shkelje të tyre.

Shumë u habitën nga marshimi i këtij grupimi. Edhe sociologja, Necla Kelek, që drejton shoqatën e islamit laik në Hamburg. Së bashku me shoqata të tjera ajo organizoi një kundërdemonstratë. “Ne ishim po ashtu të habitur nga demonstrimi i “Muslim Interaktiv”, tha ajo për D”. “Para së gjithash kjo është një organizatë që organizohet sidomos përmes mediave sociale, si TikTok. Kjo e bën edhe më të rrezikshme. Në një xhami mund të shkosh dhe të informohesh.” “Muslim Interaktiv” ndiqet me vëmendje nga autoritetet gjermane, madje përmendet në një raport të shërbimit të Mbrojtjes Kushteutuese të landit. I themeluar në vitin 2020 ky grupim e rendit veten të afërt me organizatën Hizb ut-Tahrir (HuT), që në vitin 2003 u ndalua, sepse mbështeste përdorimin e dhunës dhe kishte bërë thirrje për vrasjen e hebrenjve. Tek organizatat që konsiderohen si degë të HuT është edhe “Generation Islam” dhe “Realität Islam”. “E sigurtë si ekstremiste” “Muslim Interaktiv” konsiderohet nga autoritetet si “e sigurtë ekstremiste”. Kjo lidhet edhe me atë që grupimi kërkon një kalifat në mbarë botën dhe me këtë refuzon demokracinë dhe rendin kushtetues të shtetit ligjor në Gjermani. “Ky është në thelb një program politik, që shpërndahet këtu dhe madje mbi bazën e islamit dhe Sharias. Kjo, e formuluar në formë neutrale, është një lëvizje politike revolucionare, që kërkon riformësim themelor të rendit aktual, jo vetëm në botën islamike, por në të gjithë botën”, shpjegon Andreas Jacobs, drejtues i sektorit për unitetin shoqëror në fondacionin Konrad-Adenauer. Ndryshe nga lëvizjet e tjera islamiste, si salafistët, në këtë grupim nuk janë parësore rregullat konkrete të zbatimit të islamit. “Aty diskutohen më pak çështje që lidhen me stilin e jetesës, si a mund të preket një grua apo gjëra të tilla”, thekson Andreas Jacobs. Për ekspertin “Muslim Interaktiv” është një grupim si “kult rinor identitar”, në analogji me lëvizjet ekstremiste të djathta identitare, si ata të “Qytetarëve të Rajhut”. Inskenim në mediat sociale Një vështrim në paraqitjen sociale të MI e bën të qartë: Më shumë se 20.000 ndjekës ka ky grupim në TikTok. Videot janë të bëra në mënyrë profesionale, personat e njohur të tyre inskenojnë veten në mënyrë moderne dhe janë elokuentë. Ka edhe sondazhe në rrugë për të krijuar përshtypjen e afërsisë me komunitetin mysliman. Dhe mesazhet që ky grupim përcjell duket se gjejnë përkrahës. Në një portal online të “t-online”, një mësues raporton në mënyrë anonime, se personat drejtues të Muslim Interaktiv shikohen si yje të muzikës dhe nxënësit e tij shkojnë tek demonstratat e tyre për të takuar “idhujt” e tyre. Shpesh ky grupim prek edhe debatet shoqërore: si përndjekjen e uigurëve në Kinë, djegien e kuranit në Suedi, debatet për shaminë e kokës në Gjermani. Gjithmonë ai i prezanton myslimanët si të diskriminuar dhe të përjashtuar. Sidomos pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, dhe fillimit të luftës në Gaza e protestave kudo në botë. Gjuha e përdorur nga “Muslim Interaktiv” dhe grupime të tjera është bërë shumë e drejtpërdrejtë tani, tha për DW, Navid Wali, punonjës pedagogjik në organizatën joqeveritare, Violence Prevention Network.”Muslim Interaktiv përdor edhe inluencer të njohur që i ndajnë përmbajtjet e tyre pa e vrarë mendjen dhe thonë me këtë, e shikoni, ne myslimanët tani duhet të bashkohemi, për të vepruar kundër armiqësisë ndaj islamit. Kjo është strategjia që përdorin ata për të tërhequr dhe për të bërë për vete të tjerët.” Për Wali, “Muslim Interaktiv” përdor përmbajtje vetëm në gjermanisht, të shkurtra. Grupimi i drejtohet studentëve por edhe akademikëve, pasi qëllimi nuk është fitimi i përkrahësve, por popullariteti. Ndalim – po apo jo? Nga ana strategjike nuk është edhe aq mençuri që “Muslim Interaktiv”, sërish doli në rrugë duke provokuar kërkesa të reja për ndalimin e grupimit, mendojnë ekspertët Jacobs dhe Wali. “Por nga ana juridike ky grupim është i përgatitur.” Në demonstrata të reja nuk ka për të pasur ekstremizma, sepse ata duan vëmendje, mendon eksperti. Mënyra si vepron juridikisht “Muslim Interaktiv” e bën të vështirë ndalimin. Ashtu si edhe organizata të tjera identitare ekstremiste të djathta, ata e dinë kuadrin brenda të cilit duhet të lëvizin. Kërkesa për kalifatin, për sa kohë që kjo është vetëm teorikisht e shprehur nuk është e ndaluar në Gjermani. Navid Wali është i mendimit se ndalimi ushqen pikërisht narrativin e viktimës që do të përhapë “Muslim Interaktiv”. “Ne duhet me gjasë pastaj të shpjegojmë me të rinjtë, se nuk bëhet fjalë për të ndaluar jetën myslimane. Do të ishte më mirë në vend të ndalimit, të rinjve t’u tregoheshin alternativa se ç’pamje mund të ketë jeta myslimane në Gjermani.” Kurse studiuesi, Andreas Jacobs kritikon se ka pak njohuri mbi organizatën dhe ende nuk ka studim të thelluar për të.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme