Bota 11 Maj 2024, 13:46 Nga VNA

Si e humbi Izraeli betejën për kontrollin mbi opinionin publik

Ndaje në Whatsapp
Si e humbi Izraeli betejën për kontrollin mbi opinionin publik

Që prej krijimit të tij në vitin 1948, shteti i Izraelit ka ushtruar  një kontroll të hekurt mbi narrativën ose interpretimin e ngjarjeve në rajon, ku roli i tij dominant është përshkruar në pjesën më të madhe të rasteve sipas interesave izraelite.

Makina e propagandës së shtetit të Izraelit është pa diskutim më e fuqishmja në botë.

Me akses të pa limituar në mediat botërore Izraeli kontrollon lajmet, opinionet, madje edhe gjuhën që përdoret nga komentatorë të ndryshëm. Nëse lexon lajmet mbi konfliktin palestino-izraelit nga mënyra se si raportohet do shikoni që një ‘izraelit vritet’ por një ‘palestinez vdes’. Minorenët palestinezë që mbahen të burgosur në burgjet e Izraelit nuk janë fëmijë por të “rinj”. Një person i pafajshëm që vritet nga policia izraelite nuk është civil por thjeshtë ‘burrë’ ose ‘grua’. E megjithatë në një moment të caktuar të historisë fuqia imponuese e propagandës izraelit e humbi pushtetin e saj.

Çfarë ndodhi?

Përgjigjia me dy fjalë është ‘rinia dhe mediat sociale’.

Prej vitesh, brezi i atyre që kanë lindur pas 2000 nuk i konsideron mediat konvencionale si burim i besueshëm lajmi. Disa prej tyre madje mendojnë se gjigandët mediatikë  botëror janë vegël në duart e një elite që kërkon t’i mbajë nën kontroll. Për gjithë këtë gjeneratë, një 18 vjeçar që filmon me një telefon të vjetër në dorë është më i besueshëm se ekipi mediatik i CNN, Fox News apo BBC. Dhe kjo duket të jetë një nga arsyet pse për herë të parë që nga krijimi i tij, makina e propagandës së shtetit të Izraelit po dështon.

Pasqyrimi në median botërore të sulmit të 7 tetorit të 2023 u pasua me një mori lajmesh të rreme që flisnin për bebe të djegura në furrë, fëmijë me koka të prera dhe gra të përdhunuara. Këto lajme zgjatën vetëm pak orë dhe më vonë, mediat që i kishin publikuar i përgënjeshtruan dhe i tërhoqën. Kjo u konsiderua si një tjetër përpjekje e dështuar e autoriteteve izraelite që nxituan t’i shfaqnin palestinezët si qënje çnjerzore që prisnin koka fëmijësh dhe fusnin bebe në furrë ndërkohë që përdhunonin gra dhe vajza. Qëllimi i kësaj propagande ekstreme ishte legjitimimi i asaj që do të ndodhte më pas. Izraelit i nevojitej që bota t’i shikonte palestinezët si qënie jo njerëzore dhe jo pa qëllim liderët izraelitë filluan t’i referohen palestinezve me emra kafshësh.

Më tej ndodhi kundërpërgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Hamas, ngjarje dhe pamje që trazuan rëndë opinionin publik. Bilanci i civilëve të vrarë, sulmet në spitale, raportimet nga terreni, vrasja e gazetarëve, e doktorëve dhe  pamjet rrënqethëse të viktimave në shumicë gra dhe fëmijë e kanë vështirësuan dhe më tej  pozicionin e avokatëve të propagandës izraelite.

Në epokën e internetit, ku informacioni është shumë i lehtë për t’u aksesuar dhe media tradicionale e ka humbur pushtetin absolut, narrativa e Izraelit dhe e mbështetësve të tij po bie në veshë të shurdhër. Liderët botërorë që dolën në krah të Izraelit pas sulmeve të tetorit janë sot nën trysninë e madhe të qytetarëve të tyre për t’u tërhequr nga mbështetja pa limit ndaj një vendi mbi të cilin po afrohet cikloni i akuzave për krime lufte. Sulmet ndaj popullsise civile, shkatërrimi i spitaleve, shkollave, institucioneve ndërkombëtare dhe vrasja e pa precedente e më shumë se 140 gazetarëve në terren i ka çuar në limitet e tyre një pjesë të mirë të mbështetësve të shtetit hebre.

Protestat e përditshme në çdo cep të botës kundër sulmeve në Gaza kanë marrë këto ditë një dimension tjetër. Kampuset e universiteteve me të mëdha në SHBA janë kthyer në kampe të përhershme protestuesish që kërkojnë shkëputjen e çdo lloj bashkëpunimi me universitetet dhe shtetin e Izraelit. Protesta të këtij lloji nuk janë parë në SHBA që nga koha e luftës aspak popullore në Vietnam. Ndërhyrja me forca policore për t’i shpërdarë këto protesta nuk kanë bërë gjë tjetër veç se kanë rritur efektin bumerang. Duke i bërë prezente kërkesat e studentëve amerikanë thuajse në çdo universitet të vendit. Në vetëm pak ditë protesta të ngjashme po raportohen edhe në Europë.

2024 është një vit elektoral në SHBA dhe Britani. Qeveritë e vendeve respektive që po vuajnë nga popullariteti në rënje tashmë nuk e kanë luksin të dalin hapur dhe fort në mbështetje të një vendi aleat që nga qytetarët e tyre konsiderohet përgjegjës për vrasjen e  më shumë se 9500 grave dhe 14500 fëmijëve në 8 muaj bombardime. Për herë të parë Presidenti i SHBA ka informuar Izraelin se nuk do ketë më bomba amerikane për t’i hedhur mbi popullsinë civile në Gaza. Nga ana e tij kryeministri izraelit Netanjahu insiston se shteti i Izraelit do të vazhdojë me sulmet e tij në Gaza deri në përmbushjen e objektivave të tyre ushtarake dhe se do t’a bëjë këtë edhe pa mbështetjen e SHBA-ve.

Jo më larg se dje, Festivali Europian që zhvillohet në Malmo të Suedisë u shndërrua në një arenë ku ata që kundështojnë ofensivën e Izraelit në Palestinë, protestuan si fillim ndaj këngës dhe tekstit që përfaqëson Izraelin. Titulli i këngës ndryshoi por as kjo nuk e fashiti zemëratën e protestuesve, që ndezën flakadanë me ngjyrat e flamurit të Palestinës gjatë tubimit. Sot, Izraeli duket më larg se kurrë terrenit të fitores së opinionit publik ndërkombëtar lidhur me konfliktin e hershëm me palestinezët. Luftarakisht, Izraeli mund t’a fitojë betejën e vet në Gaza por atë me opinionin publik ndërkombëtar e ka tashmë të humbur.

Nga Genc Sejko

Video

Evis Sala si ministre e re ndoshta nuk e di se Rilindja erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas… jo të pavarësisë financiare

Dhe siç thotë propaganda, mjekët e rinj zgjodhën të qëndrojnë pranë spitalit Memorial. Duket kaq bukur shëndetësia e Rilindjes ne videot me regji qëndrore dhe kaq larg realitetit

Një ortek masiv që goditi sot resortin Elbrus në Kabardino-Balkaria, Rusi, u filmua nga një qytetar që u ndodh aty pranë.

Gjatë vizitës së presidentit të Polonisë në Londër, një “yll” i papritur u shfaq përpara rezidencës së kryeministrit britanik në 10 Downing Street. Bëhet fjalë për Larry the Cat, macen e famshme rezidente, e njohur si “gjuetari i minjve” të qeverisë britanike. Larry hyri qetësisht në skenë teksa kamerat po filmonin momentin zyrtar, madje në një çast ai pengoi pa dashje fotografin e presidentit polak, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të mediave. I njohur për “pritjen” që u bën shpesh liderëve botërorë, Larry edhe këtë herë dëshmoi se politika britanike ka gjithmonë vend për pak humor dhe karakter. Edhe vetë presidenti i Polonisë pati rastin të takohej me macen më të famshme të Downing Street.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme