Bota 7 May 2024, 08:08 Nga VNA

Trump shpallet sërish fajtor për mospërfillje të gjykatës

Ndaje në Whatsapp

Gjykatësi në çështjen penale në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump vendosi sërish të hënën se zoti Trump ka shkelur urdhrin që ia ndalon të sulmojë dëshmitarët për këtë proces gjyqësor. Gjykatësi e paralajmëroi prerazi zotin Trump se mund të burgoset nëse vazhdon të injorojë urdhrin e gjykatës. Gjykatësi Juan Merchan e mori vendimin në fillimin e javës së tretë të procesit gjyqësor, periudhë gjatë së cilës janë dëgjuar dëshmitarët. Në këtë çështje penale, akuzat janë për falsifikim të të dhënave të biznesit të Organizatës Trump, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels.

 

Ish-presidenti Trump ka mohuar pretendimin e zonjës Daniels për një marrëdhënie seksuale mes tyre, si dhe ka mohuar të 34 akuzat e ngritura ndaj tij. Por, gjykatësi Merchan e paralajmëroi zotin Trump se shkelja e urdhrit të gjykatës “është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor. Nuk mundem ta lejoj këtë të vazhdojë”. Gjykatësi Merchan tha se “gjëja e fundit” që do të donte ishte ta dërgonte zotin Trump në burg, por se do ta bënte këtë nëse do të duhet. “Je ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta edhe presidenti i ardhshëm”, shtoi gjykatësi.

Gjykatësi Merchan i vendosi një tjetër gjobë prej 1 mijë dollarësh për shkeljen e urdhrit të gjykatës. Javën e kaluar, ai i dha 9 mijë dollarë gjoba për shkeljen nëntë herë të urdhrit. Javën e kaluar, gjykatësi pranoi se ndëshkimi është tepër i vogël për një miliarder si zoti Trump.

Procesi rifilloi të hënën, ndërsa juria prej 12 anëtarësh nuk ka dëgjuar ende dy dëshmitarët kryesorë për çështjen – zonjën Daniels dhe ish-avokatin dhe ndërmjetësin politik të zotit Trump, të dënuarin tashmë për evasion fiskal dhe deklarata të rreme, Michael Cohen. Anëtarët e jurisë kanë dëgjuar shumë rreth të dy personave gjatë dy javëve të fundit, por prokurorët nuk kanë dhënë ndonjë tregues se kur mund të thirren për të dëshmuar.

Sidoqoftë, Jeffrey McConney, ish-kryellogaritar në Organizatën Trump, foli të hënën gjatë dëshmisë së tij se si zoti Cohen i dërgonte fatura kompanisë në mënyrë që të rimbursohej për 130 mijë dollarët e dhënë zonjës Daniels. Zoti McConney tha se disa prej çeqeve për zotin Cohen u dërguan në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, pasi zoti Trump u bë president, në mënyrë që ai t’i firmoste personalisht dhe më pas shumat përkatëse tërhiqeshin nga llogaria personale e zotit Trump.

Në total, zotit Cohen iu paguan 420 mijë dollarë, përfshirë 130 mijë dollarët si rimbursim për shumën e marrë nga vendosja si garanci e vlerës së shtëpisë së tij, për të mundësuar pagesën për zonjën Daniels. Shuma e paguar zotit Cohen ishte më e madhe, me qëllimin që të mjaftonte për të mbuluar shpenzimet e tij tatimore për këto pagesa, si dhe në formën e një bonusi. Ish-presidenti Trump ka thënë se pagesat për zotin Cohen në vitin 2017 ishin për punën e tij ligjore bazuar në një marrëveshje shërbimesh për Organizatën Trump. Por prokurorët kanë thënë se nuk ka patur shërbime të tilla ligjore dhe zoti McConney tha se nuk u njoh ndonjëherë me një dokument të tillë. /VOA

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme