Bota 13 May 2024, 08:41 Nga VNA

Izraeli pritet të festojë themelimin, në Gaza nuk ndalen bombardimet

Ndaje në Whatsapp

Granatimet izraelite u shtuan në orët e para të mëngjesit në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli përgatitet të festojë, “pa paqe”, përvjetorin e themelimit të tij, i cili këtë vit është lënë në hije nga lufta me Hamasin, e cila ka zgjatur më shumë se 7 muaj.

Në orët e para të mëngjesit, ekipet e AFP-së raportuan se sulmet u kryen në sektorë të ndryshëm të enklavës palestineze ku sipas OKB-së, “nuk ka vend të sigurt” për rreth 2.4 milionë banorë. Bombardimet kishin në shënjestër në mënyrë specifike Rafah-n (në jug), shtëpia e 1.4 milionë palestinezëve, shumica e tyre të zhvendosur me forcë nga lufta.

Duke sfiduar paralajmërimet amerikane dhe evropiane, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbëngul të thotë se një ofensivë tokësore në shkallë të plotë do të nisë në Rafah, për të cilën ai thotë se është bastioni i fundit i Hamasit. Javën e kaluar, forcat e armatosura izraelite urdhëruan civilët në Rripin lindor të Gazës të largoheshin dhe që atëherë kanë thënë se kanë kryer operacione “të synuara” kundër Brigadave Ezzedine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Sulmi në Rafah do të shkaktonte “kaos”, “anarki” dhe “dëm të madh” për popullatën civile, pa “zgjidhur problemin e Hamasit”, paralajmëroi të dielën Sekretari i Jashtëm Anthony Blinken. “Do të ketë ende dhjetëra mijëra anëtarë të armatosur të Hamasit” edhe pas përfundimit të operacionit në Rafah, ndërsa brigadat janë “rikthyer në zonat që Izraeli çliroi në veri, madje edhe në Khan Yunis”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane gjatë intervistës së tij për rrjetin televiziv NBC. Egjipti, i cili gjithashtu kundërshton një sulm të mundshëm tokësor në shkallë të plotë në Rafah, ka njoftuar se synon të shoqërojë Afrikën e Jugut në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (IC) të Kombeve të Bashkuara në Hagë për masa të reja emergjente që do të vendosen ndaj Izraeli, duke pasur parasysh “shtrirjen e sulmeve izraelite kundër civilëve”.

Më 7 tetor, krahu ushtarak i Hamasit nisi një sulm të paprecedentë me bazë në Gaza në sektorët jugor të territorit izraelit që vrau më shumë se 1,170 njerëz, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare. Mbi 250 persona të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në enklavën palestineze, ku mbeten 128, por 36 prej tyre besohet të jenë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.

Si hakmarrje, Izraeli që atëherë ka kryer operacione ushtarake në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës, të cilat kanë shkaktuar katastrofë humanitare dhe një numër jashtëzakonisht të madh të vdekjeve, të paktën 35,034 të vdekur, kryesisht civilë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit. Zyrtarisht, ushtria izraelite numëron 272 viktima në operacionet e saj tokësore në Rripin e Gazës. Përfshirë të vrarët e 7 tetorit, numri i të vdekurve është 620.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme