Bota 2 November 2024, 20:11 Nga VNA

“Ai parkim është një varrezë.” Valencia vijon kërkimin për të mbijetuar pas përmbytjeve apokaliptike

Ndaje në Whatsapp
“Ai parkim është një varrezë.” Valencia vijon

"Ai parkim është një varrezë". Këto janë fjalët e para të zhytësve ushtarakë të UME (Njësia e Urgjencës Ushtarake) që arritën të hynin në parkimin nëntokësor, tërësisht të përmbytur, të qendrës së madhe tregtare Bonaire, pranë qytetit të Aldaya.

Në momentin e përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në zonë ndodheshin qindra njerëz. Edhe këtu niveli i ujit arriti deri në tre metra, dhe parkimi, me 5,700 vende të lira, u shndërrua në një kurth vdekjeprurës.

Sipas burimeve të shpëtimit, të cituara nga gazeta eldiario.es, viktimat mund të jenë “të panumërueshme”.

Ironi e zymtë e fatit, siç shkruhet në faqen e internetit të Bonaire, parkimi që u shndërrua të martën në një kurth vdekjeprurës ishte “falas dhe me kohë të pakufizuar.”

Edhe hyrja nga shkallët lëvizëse në qendrën tregtare është totalisht e dëmtuar, e bllokuar jo vetëm nga uji por edhe nga mbetjet dhe rrënojat e sjella nga fuqia e përmbytjes.

Edhe të dalësh prej andej ishte e pamundur. Sipas shtypit lokal, ky parkim është një nga pikat e shqetësimit më të madh për ekipet e shpëtimit.

Ende nuk ka lajme zyrtare, por është përhapur informacioni se brenda mund të ketë shumë trupa. Së bashku me zhytësit që punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, në vendngjarje janë gjithashtu zjarrfikësit që me pompë po punojnë pa pushim për të zbrazur parkimin nga uji.

Fjalimi i Sanchez-it

“Rajoni i Valencias kërkon më shumë ushtarë, makina, fonde” për t’u përballur me “përmbytjen e dytë më të rëndë të shekullit të regjistruar në Evropë”, prandaj “qeveria do të dërgojë sot vetë 5 mijë ushtarë që t’i bashkohen 3 mijëve tashmë të vendosur dhe 5 mijë të tjerë nga Garda Civile dhe forcat policore.”

Kështu u shpreh kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pas komitetit të krizës në Moncloa.

“Bilanci i viktimave të katastrofës,” që goditi rajonin e Valencias “ka arritur në 211,” shtoi ai.

“Përveç kërkimit të të zhdukurve, prioriteti është rikthimi i shërbimeve të dëmtuara në komuna”, theksoi kryeministri, duke përmbledhur “përmbytjen e dytë që ka shkaktuar më shumë viktima që nga fillimi i shekullit”.

“Furnizimi me energji elektrike është rikthyer për 94% të atyre që u prekën nga ndërprerja e shërbimeve, dhe janë rikuperuar gjysma e 550,000 linjave të ndërprera, me parashikimin që pjesa tjetër të rikthehet brenda fundjavës,” nënvizoi Sanchez.

Ndërkohë, një grua u gjet gjallë dhe u shpëtua pasi kishte kaluar tre ditë e bllokuar në një makinë të braktisur në fund të një mbikalimi në Benetússer, një nga qendrat më të prekura nga përmbytjet përreth Valencias.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme