Politika 31 July 2024, 18:46 Nga VNA

“A ndan Fondacioni Soros të njëjtat shqetësime për SPAK si Fron Nazi?

Ndaje në Whatsapp
“A ndan Fondacioni Soros të njëjtat shqetësime për

Fron Nahzi është drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri. Emri i multimilionerit amerikan është i njohur në Shqipëri për dashurinë, urrejtjen, ndërhyrjet në politikë por dhe teoritë konspirative që e rrethojnë emrin “Soros”në zhvillimet e politikës sonë. Zoti Nahzi ka publikuar sot një shkrim në rrjetin BIRN (përfitues i fondeve nga Fondacioni Soros) ku përshkruan situatën në Shqipëri duke kritikuar rolin e kryeminstrit Rama. Në shkrimin me nota të përgjithshme kritike ku citohen raporte të stërnjohura ndërkombëtare për qeverinë dhe punën e saj, bie në sy dhe një paragraf kritik për punën e SPAK, institucionit të ideuar, ndërtuar dhe bejuar nga SHBA dhe që për një pjesë të politikës së Tiranës është dhe produkt i Soros. Ashtu sikundër konsiderohet dhe një pjesë e politkanëve të PS, ku nuk mungojojnë dhe etiketimet “sorosianë”

Fron Nahzi shkruan : “Ndërkohë, SPAK është kritikuar për përqendrimi i tij në korrupsion pas përfundimit të një transaksioni, duke lënë pas dore faktin se procesi që çon në këto transaksione është shpesh po aq, nëse jo më shumë, korruptiv. Kjo qasje selektive minon efektivitetin e përpjekjeve kundër korrupsionit, pasi nuk arrin të adresojë shkaqet rrënjësore dhe mekanizmat e korrupsionit brenda sistemit”

Si ish-drejtues i Fondacionit Soros dhe njohës i mirë i situatës në Shqipëri, zoti Nahzi ka shprehur disa shqetësime për qasjen "selektive" të SPAK-ut, megjithëse nuk ka përmendur emra specifikë ose hetime konkrete. Ky koment ka ngritur disa pyetje, veçanërisht në lidhje me ndonjë ndikim të mundshëm në punën e institucioneve të drejtësisë. Si duket perfaqësues të lartë të te Fondacionit Soros në Tiranë, mund te jenë ndjerë té shqetësuar me punën e Prokurorisë së Posaçme, në veçanti në hetimet që përfshijnë figura të rëndësishme si Erion Veliaj.

Biri i Xhorxh Soros, Aleks Soros, ka lidhje të ngushta me figura të larta të qeverisë shqiptare, përfshirë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka udhëtuar shpesh në SHBA gjatë vitit të fundit për të lobuar për amnistinë e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Këto aspekte janë në qendër të diskutimeve dhe mund të ndikojnë në perceptimin e rolit të SPAK-ut dhe të Fondacionit Soros në Shqipëri.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme