Politika 30 July 2024, 00:15 Nga VNA

Intervista e dytë e Ahmetaj shumë akuza pak fakte. Ja çfarë deklaroi ish zv kryeministri nga arratia për SPAK dhe kupolën drejtuese të Qeverisë Rama

Ndaje në Whatsapp
Intervista e dytë e Ahmetaj shumë akuza pak fakte. Ja

Ish zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e tij të dytë për “Çim Peka live” cilësoi kreun e SPAK, “marionetë” në dorë të ish shefit të tij, kryeministrit Edi Rama, teksa nuk kurseu akuzat e rënda kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren e Energjitikës, znj.Belinda Balluku. Përkundrejt deklaratave të kryeministrit se, “hanë dardha pas shpinës së tij”, duke nënkuptuar që vartësit e tij bëjnë veprime pa dijeninë e tij, në fakt Ahmetaj, e rrëzoi këtë teori, kur tha se: “Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë si ministër”, ndaj dhe për të procesi i nisur ndaj tij: “Praktikisht Edi Rama, nëpërmjet SPAK, ka kapur makinerinë, gjithë procesi ndaj meje”. Nga Zvicra ku aktualisht po jeton, pas arratisë nga Shqipëria, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë së tij, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve famijarë të kryeministrit. Arben Ahmetaj deklaroi se ministrja Belinda Balluku është bërë tashmë kryeredaktore e TopChannel, duke spostuar nga kjo “detyrë’, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. “E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë’, theksoi Ahmetaj në intervistën e dytë për Çim Peka Live në SYRI TV. Ish-zëvendëskryeministri ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij. Ahmetaj gjithashtu tha se pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha dhe Karlo Bolino i Report Tv kanë marrë miliona nga inceneratorët dhe SPAK nuk i heton. “Top Channel ka fol dy muaj për mua, është paguhet nga inceneratorët Vjollca. I gjithë territori i Top Channel është i përfshirë nga afera e inceneratorëve, të dalë dhe të japë llogari, cdo lajm episodik që del për mua, “Report TV” dhe “Top Channel” me vrap më sulmon, sepse paguhen nga incneratorët. Gjatë intervistës ai foli për një sërë projektesh, që sipas tij janë bërë në mënyrë korruptive. Konkretisht, për tunelin e Llogarasë, ish numri dy qeverisë tha se u anulua tenderi...iu dha turkut pas takimeve në Ankara. Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. Sa i takon aferës “5D” Ahmetaj tha se Veliaj kërcënoi Ramën! Në prite e kishte nxjerrë Erioni dhe Balluku! Të dy kanë dhënë 16 miliardë euro tendera, 3 miliardë shëndetësia. I pyetur nga moderatori Peka se kush në të vërtetë e ka bërë inceneratorin e Tiranës mes Mërtirit, Zotos dhe Edi Ramës e Erion Veliaj, Ahmetaj është shprehur, “Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj”. Edhe në këtë intervistë, ashtu sikurse tek paraardhëse, Ahmetaj kishte paralajmëruar se do të denonconte me fakte, por lëshoi vetëm akuza, duke lënë shtegun hapur për një intervistë të tretë, që sicc deklaroi, do të jepet sërish shumë shpejt.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme