Politika 28 July 2024, 15:57 Nga VNA

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama? Nga Ministri i Mbrojtjes me pasaportë greke tek Ministri I Panjohur i Financave

Ndaje në Whatsapp
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama? Nga Ministri i

Qeveria e Edi Ramës tashmë mund të konsiderohet qeveria e emrave të rinj, thuajse të panjohur për publikun. Emra të rinj, me eksperiencë disavjeçare në administrate, por thuajse me kontribut 0 në politikë, ministrat e rinj janë “hiri” që Edi Rama i hedh publikut sa herë për të zbehur përkohësisht korrupsionin dhe imazhin skandaloz të qeverisjes.

Pirro Vëngu është një emër pak i njohur për publikun. Ai nisi karrierën me qeverinë e PS si drejtor kabineti i Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Që në atë kohë, opozita denoncoi faktin se Vëngut, me pasaportë greke i kishte mbërritur fletëthirrja për të kryer shërbimin ushtarak në Greqi. Zhurma e skandalit kaloi ditën e tretë dhe zoti Vëngu më pas mori dhe detyra të tjera të rëndësishme. Së fundmi, ai ishte drejtor i Portit të Durrësit.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë mes punëve të përditshme, tashmë ka një problem të madh për të zgjidhur: a do mundet një shtetas shqiptar me pasaportë greke të drejtojë mbrojtjen e vendit? A ështe e mundur që duke zotëruar pasaportën e nje vendi (si Greqia) që ka ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë Ministri i Mbrojtjes të konsiderohet serioz në detyrën e tij?

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjithashtu ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën publike. Kryesisht ai ka qenë i angazhuar në Policinë e Shtetit, në pozicione drejtuese ku nuk ka patur ndonjë rezultat për t’u mbajtur mend, veç emrit të rëndësishëm të drejtorisë përkatëse. Së fundmi ndaj tij u depozitua dhe një kallëzim për shpërdorim detyre dhe korrupsion në SPAK. Kallëzimi u bë në SPAK në dhjetor 2023 nga ish-Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit Juridik në IMT Shkodër, por dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Tiranës në janar 2024.

Petrit Malaj Ministri i ri i Financave është thuajse i panjohur edhe pse në janar të këtin viti u zgjodh drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN).

CV e tij është plot me angazhime private dhe katapultimi në drejtimin e financave është një hap tjetër në drejtimin skandaloz të financave shqiptare gjatë qeverisjes së PS.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme