Politika 26 July 2024, 22:50 Nga VNA

Kuvendi miraton mbylljen e listave, kush ishin deputetët që votuan kundër

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi miraton mbylljen e listave, kush ishin deputetët që votuan

Pas shumë diskutimeve në Kuvend, është miratuar me 105 vota pro ndryshimet në kodin zgjedhor. Me këtë votim mbyllen sërish listat për deputetë, pakti mes PS dhe PD dhe një nga pikat më të diskutuara në seancë plenare.

Vetëm 8 deputetë votuan kundër që ishin Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Merita Bakiu, Selaudin Jakupllari, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Ndërsa 25 deputetë edhe pse ishin të pranishëm nuk kanë marrë pjesë në votim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme