Politika 25 July 2024, 21:40 Nga VNA

Agron Shehaj ngre shqetësimin në seancë plenare për koncensionet e dializës dhe e laboratorëve që nuk po hetohen nga kolegët e tij

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj ngre shqetësimin në seancë plenare për

Në interpelancën e ditës së sotme, ministri i Financave, Ervin Mete dhe deputeti Agron Shehaj u përplasën për koncensionet në Shëndetësi. Shehaj i kërkoi ministrit të bëjë transparancë mbi katër kontratat në shëndetësi, të cilat janë nën hetim nga SPAK-u.

Dy prej kontratave, ajo e check up dhe sterilizimi janë nën hetim nga Komisioni Parlamentar i drejtuar nga deputetët e Berishës, ndërsa dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të cilat lidhen me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.

Duke iu referuar raportit të KLSH, Shehaj nënvizoi se Ministria e Financave paguan fatura TVSH-je për dy nga katër koncesionet e shëndetësisë, duke e cilësuar këtë si veprim të paligjshëm.

Nërkohë Shehaj është i pari deputet opozitar që ngre shqetësimin në seance plenare për koncensionet e dializës dhe laboratorëve që në total kushtojnë 214 milionë euro dhe nuk ofrojnë as shërbimin minimal për pacientët dhe nuk po hetohen nga Komisioni Parlamentar.

Kolegët e tij opozitar që e drejtojnë këtë Komision, çuditërisht këto koncensione i lanë jashtë objektit të hetimit dhe nuk thonë asnjë fjalë.

Ndër të tjera ministri i Financave, Ervin Mete ka lajmëruar përfundimin e dy koncesioneve dhe bëhet fjalë për markimin e karburantëve që ndikonte direkt në çmim dhe pullat fiskale që rriste kostot e biznesit.

“Për miratim nesër besoj se  pika e parë e rendit në seancë janë ndryshimet ligjore për te hequr koncensionarin nga dispozitat e ligjor të akcizave si dhe për të hequr “perogativat” e koncesionarit  nga ky ligj. Ky shërbim nga 1 janari 2025 do kalojë në menaxhim shtetëror dhe synimi ynë është në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohet me tarifa më të ulta se ato që aplikohen sot nga koncesionari dhe për të cilat ka pasur ankesa të vazhdueshme nga biznesi. Në të njëjtën kohë në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon te drejtoria e përgjithshme e doganave. Në momentin që ky shërbim do të përfundojë ne kemi vendosur që tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet pra nuk do të ketë vazhdim te aplikimit të tarifës së markimit te qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, tha ministri Ervin Mete.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme