Politika 23 July 2024, 21:20 Nga VNA

Socialistët i bëjnë “gjyq popullor” kreut të KLSH në Komisionin e Ekonomisë, i kërkojnë llogari pse kapi në shkelje drejtoreshën e buxhetit

Ndaje në Whatsapp
Socialistët i bëjnë “gjyq popullor” kreut të

Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer në shënjestër të qeverisë, pasi mesa duket po merr vendime që po i prishin terezinë.

Për ta kuptuar këtë mjafton të shohësh deklaratat e kreut të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, i cili caktohet nga Rama për të bërë avokatin i të gjithë vartësve që raportojnë në Komision. Pasi i doli në krah Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për skandalin e mikrokredive, e cila solli vetëvrasjen e dy personave, Shalsi mbrojti edhe AKU-në nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sot e kishte rradhën për ta mbrojtur zellshëm drejtoreshën e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbin, ku KLSH e ka kapur në shkelje dhe ka kërkuar shkarkimin e saj. KLSH kishte kërkuar shkarkim nga detyra, pasi verifikimi që i bëri sistemit të Thesarit, nxori në pah se shpenzimet në vitin 2022 ishin 260 milionë euro më shumë se sa buxheti faktik në këtë vit, çfarë tregoi se Ministria e Financave ka mashtruar në raportin e deficitit buxhetor për vitin 2022.

Për këtë kreu i KLSH, Arben Shehu, si asnjëherë më parë është thirrur nga Shalsi 4 herë në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë shpjegime për këtë rast. Ky përveçse është rast i paprecedent, është edhe njëlloj presioni që po i bëhej kreut të KLSH për raportin që institucioni që drejton kishte bërë.

Për më tepër po ju sjellim fjalën e Shalsit:

“Por, ne këtej na ka shqetësuar ky paragraf, me thënë të drejtën. Ka kolegë që ju njohin mirë, ka kolegë që nuk ju njohin mirë. Të lutem, shumë shkurtimisht një CV por sa më të përmbledhur të karrierës tënde.

Kur e keni lexuar këtë gjë, çfarë keni ndjerë? A ka patur ballafaqim, ka patur opinion, jeni njohur paraprakisht, ju është dhënë njoftimi, ka patur reagim? Domethënë, si jeni ndjerë?

Ne këtej, e kemi gjykuar që ishte e domosdoshme sepse kemi dëgjuar një paragraf nga mediat, ndërkohë që nuk po gjej një person, edhe nga opozita, qoftë edhe të vetëm, që mos të flasë për eksperiencën tuaj të gjatë. Dhe ne natyrisht na duhet të kuptojmë çfarë ka ndodhur. Ndjeheni e shqetësuar që jeni thërritur në Komision për të…apo ndjeheni më shumë e shqetësuar që në finale të gjithë kësaj karriere keni një paragraf të tillë”, u shpreh Shalsi mes të tjerash.

Në kërkesën që iu bë sot për të dhënë llogari për Mimoza Dhëmbin, kreu i KLSH refuzoi të përgjigjej. Arben Shehu tha se marrja në pyetje e tij krjonte precedentin që parlamenti ta thërriste për më shumë se 1500 punonjës të tjerë, që ishin gjetur në shkelje.

Por deklaratat e Shehut provokuan irritimin e socialistëve që e korrigjuan menjëherë. Ndërsa rasti i sotëm shërbeu për të vënë në dukje pikërisht atë që ky institucion ka mbetur jashtë urdhrave të pushtetit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme