Politika 23 July 2024, 19:27 Nga VNA

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS pa rezultat befasues, opozita dhe mazhoranca me dy raporte të ndryshme që prodhuan vetëm retorika politike

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Hetimor për sistemin TIMS pa rezultat befasues, opozita dhe

Ashtu siç dhe pritej, Komisioni Hetimor për të dhënat e TIMS nuk prodhoi asnjë rezultat befasues. Kjo pasi në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, PS dhe opozita kanë dy raporte të ndryshme.

Kjo u vu re edhe në rënien e entuziazmit që kishte në fillim të kryetarit të këtij Komisionit, Ervin Salianji i cili lexoi raportin, ku ndër të tjera duhej të pranonte që dështuan që të thërrisnin Edi Ramën dhe ish-ministrin Bledi Çuçi si dëshmitarë. Po ashtu në raportin e opozitës thuhet se edhe pse shumica e dëshmive nuk ishin sekret shtetërore, u desh të pranonin që dëshmitë të zhvilloheshin me dyer të mbyllura.

“Anëtarët e PS refuzuan të thërrisni Edi Ramën, megjithëse në dokumentacionin e administruar dhe dëshmitë e marra emri i tij u përmend. Po ashtu anëtarët e mazhorancës refuzuan të thërrisni ish ministrin e Brendshëm Bledar Cuci. Anëtarët e mazhorancës vendosën që dëshmitë të merreshin me dyer të mbyllura edhe pse në të shumtën e rasteve dëshmitë nuk përmbanin sekret shtetëror”, tha Salianji ndër të tjera.

Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës, Toni Gogu, tha se PS ka raportin e saj të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh.

“Nëse raporti që ju keni përgatitur është ajo që ju keni thënë gjatë gjithë veprimtarisë së komisionit do jetë raporti i pakicës. Ne kemi një tjetër raport të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh. Nëse doni ti hedhim në votim vazhdojmë. Nëse doni të lexoni raportin tuaj, vazhdoni, por duhet të votohet për të qenë raport i komisionit” – tha Gogu.

Kështu përfundon edhe ajo që u quajt fitore e madhe e opozitës kur pas 8 muajsh betejë në Parlament me zhurma dhe jo aktivitet normal, përfunduan me dy Komisioni Hetimore që nuk prodhuan asgjë përveç retorikave të zakonshme politike. Për të mos përjashtuar edhe variantin tjetër që ky Komision përfundoi ashtu siç ishte planifikuar, për të justifikuar shuarjen e aksionit opozitar në Parlament dhe për të kamufluar një pazar të fshehet mes shefave të të dyja palëve.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme