Politika 25 July 2024, 20:07 Nga VNA

Kodi Zgjedhor /Ekspertët për Zërin e Amerikës: Ndryshimet, për interesat e politikanëve kryesorë

Ndaje në Whatsapp
Kodi Zgjedhor /Ekspertët për Zërin e Amerikës:  Ndryshimet,

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordesuara mes PS-së dhe PD-së kanë ngjallur debate të shumta, teksa disa zëra të veçantë në politikë dhe në media e kanë cilësuar pazar për interes të kryetarëve, edhe ekspertët e pavarur zgjedhor kanë shprehur rezervat e tyre.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ekspertët e pavarur teksa vlerësojnë hapat për votimin e zgjedhësve nga jashtë, pohojnë se listat e mbyllura në 1/3 e tyre po bëhen për interesa personale të politikanëve kryesorë dhe dëshmojnë mungesën e vullnetit politik të partive më të mëdha për zgjedhje tërësisht të hapura dhe demokratike.

Sipas tyre listat e hapura në vetem 2/3 e tyre si dhe votimet nga jashtë vijnë si reagim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por nuk përmbushin asgjë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it mbi përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe shmangien e shkeljeve të konstatuara në zgjedhjet e mëparshme.

Znj.Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike shprehet se: “Listat do të jenë faktikisht të mbyllura. Monopoli dhe ekskluziviteti i listës do të jetë përsëri i kryetarëve të partive”.

Per z.Kristaq Kume, drejtues i Institutit për Sistemet Zgjedhore, “dakordësim dypartiak vjen kryesisht për interesa personale. Me këto kam parasysh interesin e kryetarit të partisë, udhëheqësisë së partisë dhe njerëzit që kanë fuqi në parti, ata që janë figura kryesore në parti, që duan ta kenë të sigurtë mandatin”.

“Mendohet vetëm për qasjen e partive të mëdha politike dhe përsëri do të kemi firo të votave të qytetarëve. Partitë e vogla, ofertat e reja dhe lëvizjet e reja politike me këtë kuadër ligjor do të mbeten në vështirësi dhe përsëri do t’u kërkohen aleanca me partitë e mëdha”, thotë zonja Meta.

Ne lidhje me voten e diaspores, z.Kume thotë se këto procedura duhen përsosur më tej në të ardhmen, se nuk mjaftojnë që shqiptarët të votojnë nga jashtë, por edhe të përfaqësohen në procesin ligjvënës.

Per ekspertët bisedimet e partive më të mëdha larg syve të palëve të interesuara për dialog konstruktiv, sjellin rezultate të papritura dhe plot dyshime në minutën e fundit dhe të padebatuara publikisht, ku zakonisht partia dhe shteti nuk janë qartësisht të ndara, duke cënuar parimet demokratike për zgjedhje të lira dhe institucione demokratike të konsoliduara dhe funksionale.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme