Politika 24 July 2024, 19:28 Nga VNA

Reforma Zgjedhore, një pjesë e opozitës kundër marrëveshjes Rama-Berisha për mbylljen e listave

Ndaje në Whatsapp
Reforma Zgjedhore, një pjesë e opozitës kundër

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua drafti i ri për Reformën Zgjedhore ku një pjesë e deputetëve të opozitës më herët kishin paralajmëruar se një marrëveshje tjetër e Berishës me Ramën pritet të mbyll sërish listat.

Por aludimeve u dha fund deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, njëkohësisht dhe negociatori i draftit, i cili gjatë diskutimeve për reformën zgjedhore në Komisionin e Ligjeve ka konfirmuar dakordësinë mes PS-së dhe PD-së për mbylljen e 1/3 të listave të kandidatëve për deputetë.

“Sa i përket listave, siç ka prag për partitë ka edhe për kandidatët. Megjithatë nisur edhe nga propozimet e ekspertëve të partive që janë këtu, menduam ti qëndrojmë parimit kushtetues. 1/3 e listës e fiksuar dhe pjesa tjetër e hapur për konkurrim. Qoftë edhe me një votë më shumë del ai tjetri, por tani në një zonë shumëemërore. Po të vesh re, 80 mandate mund të jenë në lojë të hapur, pjesa tjetër është e fiksuar. Pse nuk e lëmë totalisht të hapur? Ka një parim, ligji zgjedhor duhet të jetë uniform. Ligji duhet të jetë uniformë, ODHIR tha që uniformiteti është I detyrueshëm sepse konfuzon votuesin dhe nuk zbatohet ligji në mënyrë të njëjtë, pra i njëjti ligj që vlen për një parti duhet të vlejë edhe për një parti tjetër” - tha Gjiknuri.

Reagimet e përfaqësuesve opozitarë për mbylljen e listave

Një pjesë e opozitës është shprehur kundër mbylljes së listave, duke e konsideruar si një rikthim i marrëveshjes Rama-Berisha të 2008-ës.

I pari që e paralajmëroi mbylljen e listave dhe u shpreh kundër ishte kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke e konsideruar si pazarin e rradhës mes Berishës dhe Ramës. Ai gjithashtu në një konferencë për mediat ditën e sotme, paralajmlroi se do të depozitojë në Kuvend një amendament për hapjen 100% të listave.

Gjithashtu deputeti Enkelejd Alibeaj, gjatë diskutimit në Komisioni është shprehur se duke mbajtur 1/3 e listës së kandidatëve të fiksuar është mbrojtja më e madhe që i jepet Edi Ramës. Ndërsa u ndal dhe te vota me postë për diasporën, duke kundërshtuar një proces të tillë.

“Ai 30% i listës së fiksuar është mbrojtja më e madhe që i jepet Edi Ramës. Po i jepet mundësia të fshehë në atë pjesë figurat më të larta politike, e drejta e atij ta bëjë atë punë, por jo në kurriz të shqiptarëve. i jep mundësinë Ramës të përdorë administratën, patronazhistët për të vjedhur votat, por edhe i jep 12 mandate dhuratë, madje i jep mundësinë të fshehë figurat më të larta të pushtetit që janë ata që janë në target i votës së qytetarëve shqiptarë. Jepini shqiptarëve të drejtën që ta zgjedhin ata deputetin që duan. Nëse e do një parti politike, ta zgjedhë si opsion. 100% të listës ta mbajnë të mbyllur ata, mbase pushteti e do të mbyllur, por jo duke detyruar shqiptarët. Ta bëjnë si zgjedhje të tyre. Vendimi i GJK Kushtetuese është për listë të hapu. “Nuk jam për votën me postë. Vota më postë me këto kushte të regjistrohesh brenda 60 ditëve, për 3 muaj, të regjistrohesh duke pasur një vendbanim atje ku je, kjo është pengesa e parë. Duhet të kesh regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohesh si zgjedhës. U dashka që të paguajë postën ai shqiptari atje me lekët e tij. Ai ka ikur jashtë se s’ka para. Në funksion të plotësimit të atij bishti të fundit, mandatin e fundit.” - tha Alibeaj.

Rezerva shfaqi edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i cili tha se të drejtat që kanë shtetasit shqiptarë për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, duhet të ketë mundësi alternative për paraqitjen e kandidatëve.

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka sjell në vëmendje kërkesën e 32 deputetëve që kanë firmosur për hapjen e listave dhe u kërkoi atyre që t'i qëndrojnë koherencës dhe mos të votojnë për mbylljen e tyre.

Një reagim pati edhe deputeti i opozitës, Dashnor Sula, i cili shprehu kritika të forta për mënyrën se si është shkuar te kjo dakordësi, duke thënë se po përsëritet skenari i 2008-ës, kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese.

Hapja e listave është këruar me ngulm edhe nga drejtuesit e forcave politike të reja, Adriatik Lapaj nga "Shqipëria Bëhet" dhe Endri Shabani nga Nisma "Thurrje".

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme