Politika 30 July 2024, 17:58 Nga VNA

Socialistët votojnë ministrat e rinj dhe Elisa Spiropalin në krye të Kuvendit. Opozita i shoqëron me zhurmë

Ndaje në Whatsapp
Socialistët votojnë ministrat e rinj dhe Elisa Spiropalin në krye

Në seancën e sotme Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri. Nuk munguan as tensionet e krijuara nga deputetët e Berishës, sa për t’u bërë lajm në media, me arsyen se u rrëzua kërkesa e tyre për ta zhvilluar seancën e posaçme me debat.

Por mazhoranca si gjithmonë, pavarësisht tensioneve të krijuara, vijoi me votimin e planifikuar për shkarkimet dhe emërimet e reja në qeverinë Rama 3.

Elisa Spiropali është emëruar kryetare e Kuvendit, duke pasuar Lindita Nikollën, ndërsa Bledi Çuçi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, duke pasuar Ermonela Felajn.

Votimi i ndryshimeve në qeveri vijoi kështu:

Elisa Spiropali u shkarkua si ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Ervin Metes u shkarkua nga ministër Financave, Niko Peleshit nga ministër i Mbrojtjes, Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm.

Ndërsa emërimet e reja janë Petrit Malaj do jetë ministër i Financave, Pirro Vengu ministri i Mbrojtjejs, Ervin Hoxha ministri i Brendshëm dhe Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme