Politika 31 July 2024, 09:30 Nga VNA

Fatmir Xhafaj i ka gati ndryshimet e reformës në drejtësi. A po përgatit Rama pazarin e radhës me Berishën?

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafaj i ka gati ndryshimet e reformës në drejtësi. A po

Ashtu siç pritej Fatmir Xhafaj nxitoi të mblidhte komisionin e reformës për reformën në drejtësi e të ndryshojë ç’të mundet për të finalizuar planin që ka nisur që prej janarit të vitit 2024. Atë të vënies së SPAK nën kontrollin e mazhorancës.

Në një njoftim që ka kaluar pa shumë vëmendje dhe është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit Fatmir Xhafaj shfaqet në krah të deputetëve socialistë dhe disa ekspertëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë thuajse të panjohur. Por dhe në qofshin ekselentë në ekspertizën e tyre, vështirë të besohet se 60 ekspertët e përzgjedhur nga Xhafaj me një procedurë që nuk është publike, për një muaj do skanojnë, analizojnë, do japin komente dhe rekomandime për 3 nga temat më të rëndësishme që prekin të gjithë institucionet e pavarura dhe ekzekutivin. Sipas njoftimit për shtyp të komisionit Xhafaj, ku ftesat dhe organizimi janë në emrin e tij personal, rezulatet e punës së ekspertëve shqiptarë të mbledhur sot do të asistohet nga të tjerë ekspertë ndërkombëtarë për të cilët nuk dihet as kush janë dhe as si do të asistojnë.

Çdo detaj i mbledhjes së sotme, por dhe asaj që i ka paraprirë takimit është tërësisht jo transparente. Sikundër më e ngatërruar bëhet çështja kur lexon njoftimin zyrtar që paralajmëron se puna e këtij komisioni do të përfundojë brenda muajit gusht, ku shumica e ekspertëve apo institucioneve përkatëse janë zyrtarisht me pushime.

Që zoti Xhafaj i ka gati rekomandimet për ndryshimet në reformë kjo është pak por e sigurt. Sikundër mundimi i 60 ekspertëve për të kaluar ditët e nxehta të gushtit në zyrat e kuvendit duket se do të jetë në rastin më të mirë i panevojshëm dhe në rastin më të keq i keqpërdorur.

Se ç’nxitim ka që të përgatiten ndryshimet e reformës në pikun e gushtit këtë mund ta shpjegojë vetëm nevoja urgjente për të vënë nën kontroll ata që i kanë prishur qetësinë e gjumit shefit dhe miqve të herësit të thyer të zotit Xhafaj.

Paralajmërimi për ndryshimet e mundshme në kodin penal, ndryshimet në nenin për “shpërdorimin e detyrës” apo gjetja e artificave për të vënë SPAK nën kontroll nuk janë më të padukshme për syrin e publikut. Sikundër gjetja e gjuhës së përbashkët me opozitën parlamentare për amnistinë dhe kodin zgjedhor mund ti shtrijë tentakulat dhe tek drafti i ri i reformës. Që qartas Fatmir Xhafaj e ka gati prej muajsh në sirtar dhe që Edi Rama duket i gatshëm ta miratojë duke i bërë PD-së së Berishës “lëshimet” e radhës për pazarin e ri.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme