Politika 31 July 2024, 17:22 Nga VNA

Projekti 3D për Lanën/ 22 vite Rama kryetar bashkie dhe kryeministër

Ndaje në Whatsapp
Projekti 3D për Lanën/ 22 vite Rama kryetar bashkie dhe

Projekt i nisur prej viteve 2000, rehabilitimi i Lanës dhe zgjerimi i shtratit të saj, vijojnë të jenë akoma kalë beteje për kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar nisjen e projektit, por pa dhënë afat përfundimi. "Ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi Rr. "Teodor Keko", bën me dije kryeministrin.

Sipas kreut të qeverisë, banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme