Lifestyle 21 May 2026, 06:27 Nga VNA

8 vite dashuri! Meghan dhe Harry hapin albumin familjar me momente intime nga martesa

Ndaje në Whatsapp
8 vite dashuri! Meghan dhe Harry hapin albumin familjar me momente intime nga

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zgjedhur ta festojnë ndryshe këtë vit përvjetorin e tyre të martesës, duke ndarë me ndjekësit disa nga kujtimet më personale të historisë së tyre të dashurisë.

Dyshja, që kurorëzoi lidhjen në vitin 2018 në Windsor përpara miliona teleshikuesve në mbarë botën, publikoi fotografi të rralla nga dita e madhe, përfshirë momente nga ceremonia dhe festa luksoze që pasoi më vonë.

Në postimet e publikuara nga Meghan nuk munguan as pamjet nga jeta e tyre aktuale në Montecito. Në një video familjare, Princi Harry shfaqet duke sjellë një tortë me qirinj të ndezur, ndërsa fëmijët e çiftit këndojnë plot entuziazëm “Happy Birthday”.

Atmosfera romantike vazhdon me një puthje mes çiftit dhe momentin kur ata shuajnë së bashku qirinjtë, duke festuar tetë vite martesë.

Një nga surprizat më të komentuara ishte dhurata e Harry-t për Meghan-in: një skulpturë artistike me dy pinguinë të përqafuar. Sipas Dukeshës së Sussex-it, simbolika lidhet me një kujtim të veçantë nga koha e fejesës së tyre, kur kishin organizuar një festë tematike të veshur si pinguinë, simbol i besnikërisë dhe lidhjes së fortë mes partnerëve.

Me këtë rast, Meghan ndau edhe një fotografi të vjetër nga ajo mbrëmje, duke rikthyer emocionet e fillimeve të romancës së tyre.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme