Lifestyle 17 May 2026, 15:15 Nga VNA

Mos e pini ujin e harruar në makinë, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet ndaj shëndetit

Ndaje në Whatsapp
Mos e pini ujin e harruar në makinë, ekspertët

 

Shumë njerëz e bëjnë pa u menduar dy herë: rikthehen në makinë dhe pijnë nga shishja e ujit që ka qëndruar aty prej orësh apo ditësh. Por ekspertët paralajmërojnë se ky zakon mund të jetë më i rrezikshëm sesa duket.

Sipas specialistëve, një shishe uji e lënë në automjet, sidomos gjatë verës, mund të kthehet në një burim bakteresh dhe mikroplastikash për shkak të temperaturave të larta dhe ajrit të ndenjur brenda kabinës.

Sa më gjatë të qëndrojë shishja në makinë, aq më i madh bëhet rreziku. Një shishe e harruar për pak orë nuk krahasohet me një tjetër që ka qëndruar për ditë të tëra nën diell.

Nxehtësia jo vetëm ndryshon shijen e ujit, por nis edhe degradimin e plastikës. Pas më shumë se 24 orësh, mikroorganizmat mund të shumohen, ndërsa materiali plastik fillon të shpërbëhet gradualisht përmes proceseve kimike dhe fizike.

Ekspertët theksojnë se ka dallim mes një shisheje të hapur dhe një të mbyllur. Një shishe e mbyllur ruan sterilitetin dhe ka më pak rrezik nga bakteret, por mbetet problemi i lëshimit të substancave nga plastika për shkak të temperaturës. Ndërsa një shishe e hapur mund të kontaminohet lehtësisht nga mikrobet apo viruset pas kontaktit me gojën.

Situata bëhet edhe më problematike për pijet me sheqer, si çajrat apo lëngjet e frutave, sepse sheqeri favorizon shumëfishimin e baktereve dhe majave.

Ekspertët këshillojnë të shmangen pijet që kanë qëndruar për ditë në makinë dhe të kontrollohet gjithmonë pamja e lëngut: nëse është bërë i turbullt, ka ndryshuar ngjyrë apo ka mbetje të dukshme, nuk duhet konsumuar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme