Lifestyle 18 May 2026, 07:28 Nga VNA

Producenti amerikan bën deklarata të forta për Michael Jackson: “Ishte i traumatizuar që fëmijë”

Ndaje në Whatsapp
Producenti amerikan bën deklarata të forta për Michael Jackson:

Producenti fitues i çmimit Emmy, Jeffrey Mark, ka rikthyer në vëmendje jetën private të Michael Jackson me pretendime të reja mbi të kaluarën e artistit legjendar.

Në një intervistë të fundit, Mark tha se këngëtari i kishte folur në mënyrë personale për eksperienca të vështira të fëmijërisë, të cilat sipas tij kishin ndikuar thellësisht në gjendjen emocionale dhe mënyrën se si ai i perceptonte marrëdhëniet njerëzore.

Sipas producentit, Jackson nuk e konsideronte veten një person abuziv, pasi ngjarjet që kishte përjetuar në moshë të vogël i kishte interpretuar për vite si diçka “normale” apo “lojë”, pa e kuptuar plotësisht natyrën e tyre.

Mark pretendon se artisti mbante trauma të forta emocionale që nga fëmijëria dhe se kjo kishte krijuar konfuzion te ai për kufijtë mes sjelljeve të pranueshme dhe atyre problematike.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme