Lifestyle 16 May 2026, 15:18 Nga VNA

Çfarë ndodh në të vërtetë kur i mbani telefonat ndezur në avion?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë ndodh në të vërtetë kur i mbani telefonat

Ju ka ndodhur ndonjëherë të pyesni veten përse sa herë që hipni në avion, ndihmësit gjatë fluturimit ju kërkojnë menjëherë ta fikni telefonin ose t’i vendosni në modalitetin airplane?

Madje ka raste kur personeli i avionit vjen vazhdimisht për të kontrolluar nëse ju e keni fikur ose jo telefonin. Studiuesit thonë se kur jeni në lartësi dhe e keni të hapur linjën e telefonit, ajo linjë do jetë në vazhdimësi duke kërkuar sinjal te kullat që dërgojnë sinjalin telefonik. Këto sinjale interferojnë më pas me sinjalet që u dërgohen pilotëve të avionit dhe ndonjë “crash” i mundshëm midis sinjaleve të ndryshme mund të ndodhë.

Sigurisht kjo nuk do të thotë se telefonat e ndezur do të bëjnë që avioni të përplaset, por mund të ngatërrojnë gjërat në kabinën e pilotëve duke ua vështirësuar punën. Megjithatë, me avancimin e teknologjisë disa prej këtyre rregullave do të ndryshojnë. Në disa linja të njohura ajrore ju tani mund të komunikoni me telefonata me video edhe nëse jeni duke fluturuar. Megjithatë, edhe nëse teknologjia arrin të përsoset saqë mund të komunikoni lirisht duke qenë në avion, kjo nuk është ide shumë e mirë pasi do të prishni qetësinë e të tjerëve dhe do të krijohet një rrëmujë e panevojshme dhe shumë e bezdisshme për të gjithë pasagjerët.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme