Kronika 20 August 2026, 20:01 Nga VNA

Zjarri në Milot del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë banesat

Ndaje në Whatsapp

dsdcdc.PNG

Situata nga zjarri në Milot është përkeqësuar gjatë minutave të fundit, ndërsa flakët janë afruar ndjeshëm pranë disa banesave, duke rritur rrezikun për zonat e banuara.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Dy helikopterë janë angazhuar në ndërhyrje, ndërsa në terren ndodhen rreth 20 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me ekipet zjarrfikëse të Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Vorës.

Puna e forcave vështirësohet nga terreni dhe dendësia e pyllit me pisha. Bimësia favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa në disa zona ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë.

Forcat e angazhuara po përqendrojnë përpjekjet në izolimin e vatrave aktive dhe krijimin e një perimetri sigurie, me synim frenimin e avancimit të zjarrit drejt banesave.

Operacioni vijon, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme