Kronika 2 July 2025, 10:04 Nga VNA

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, nis hetimi mes dyshimeve për korrupsion me fondet e inceneratorit

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, nis hetimi mes dyshimeve për

Policia dhe prokuroria e Elbasanit janë duke kryer veprimet e para hetimore lidhur me zjarrin apokaliptik në fushën e mbetjeve në Elbasan. Burime pranë policisë thanë për VNA se po kryejnë veprimet e para dhe më pas çështja do t’i kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë. Por pavarësisht nisjes së kësaj procedure, faktet flasin për një histori korrupsioni dhe abuzimi me fondet e inceneratorit të Elbasanit, i cili nuk u vu në funksionim ndërkohë që u vodhën miliona euro. Histori e cila duhet të ketë përgjegjës. Ndërsa nga ana tjetër, zjarri në landfill ka shkaktuar një ndotje të jashtëzakonshme në qytet, pasojat e të cilës do të rëndojnë për një kohë të gjatë mbi qytetarët. Për momentin, autoritetet janë duke marrë në pyetje personat përgjegjës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme